Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Korreshi: Shteti ka rënë, Rama po fiton kohë për të intimiduar dhe zhdukur prova

Korreshi: Shteti ka rënë, Rama po fiton kohë për të intimiduar dhe zhdukur prova

09:15, 25/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendi ndodhet në një situatë të rëndë institucionale dhe morale.

Sipas Korreshit, “fati i vetëm i Ramës është që ka ende votat në Parlament”, ndërsa shtoi se mazhoranca ka humbur çdo limit dinjiteti. Ai kritikoi mënyrën se si janë mbyllur mbledhje pa datë dhe, sipas tij, është përhapur qëllimisht lajmi se ka pasur dakordësi me opozitën për shtyrje, gjë që ai e mohoi.

Deputeti demokrat theksoi se opozita kishte kërkuar minimalisht një afat 48 ose 72-orësh, ashtu siç kërkon edhe Prokuroria e Posaçme dhe siç vepron gjykata në rastet e masave të sigurimit. Ai shtoi se pritja e Gjykatës Kushtetuese nuk ka më kuptim, pasi objekti i saj, sipas tij, ka rënë dhe situata është agravuar, duke kaluar në kërkesë për heqje lirie.

Korreshi deklaroi se Prokuroria e Posaçme ka ngritur dyshime serioze për prishje provash dhe intimidim të dëshmitarëve, duke paralajmëruar se çdo vonesë mund të sjellë pasoja edhe më të rënda penale. “Çdo shtyrje është vetëm marrje kohe për të intimiduar ose për të zhdukur prova”, u shpreh ai.

Ai kritikoi gjithashtu heshtjen e kryeministrit Rama për skandalin në AKSHI, duke e cilësuar këtë si tregues të një gjendjeje edhe më dramatike. Korreshi përmendi edhe pamjet e publikuara së fundmi, ku sipas tij shfaqen makina që pretendohet se janë të Gys Agasit, të cilat lëviznin bashkë me eskortën e kryeministrit.

“Në këtë pikë, unë mendoj se shteti ka rënë. Po fitohet kohë për të negociuar dhe për të parë sa i implikuar është secili”, përfundoi Korreshi, duke shtuar se kryeministri është pjesë e kësaj situate po aq sa mund të dokumentohet.

Korreshi:

Fati i Ramës është vetëm që i ka ato vota në parlament, fati i tij është që Niko 'Meleshi' është tashmë, është, nuk e di çfarë mund ta quaj. Ne jemi ankuar kot me shoqen Lindita ditë e më tepër, por ky është, nuk ka limit, nuk ka, se robi dhe burri ka një limit, po këta nuk kanë fare.

Domethënë, ruan pak dinjitet. Këta jo, domethënë mbyllin mbledhje pa datë. Fillojnë lajmet e para sikur ranë dakord bashkë me opozitën për shtyrjen e mbledhjes, ndërkohë që ne minimalisht kërkonim që 48 orë ose 72 sa ç'kërkoi dhe prokuroria dhe sa ç'jepet dhe gjykata në rastet e masave të sigurimit.

Sepse, të thuash që do presësh Gjykatën Kushtetuese, kur objekti i Gjykatës Kushtetuese tashmë ka rënë, nuk është më një pezullim, po është një akoma më e rëndë, pra më e agravuar, ajo çka ka kërkuar Prokuroria e Posaçme, pra është arrestimi, ndalimi, qoftë shtëpi apo, apo në burg, këtë nuk e dimë, por sepse ka qenë e dyzuar, nuk nuk është dhënë një, por heqja, heqja e lirisë,  dhe sidomos kur thotë që është duke prishur provat, sepse ka burime të arsyeshme sipas atyre që janë duke intimiduar dëshmitarët, atëherë, çfarë, çfarë mund të presim më, në qoftë se vazhdimi i kësaj është realisht, nuk mund ta ç'bëjë as dita e premte që ky e ka shpallur pushim, qoftë se e shpall pushim deri në 31, është vetëm marrja e kohës për, për t'i dhënë ndoshta intimidim, për të hequr ndonjë letër, atë çka dhe Prokuroria e Posaçme jo vetëm si indicje e ka, por dëmtimin e provave mund t'i sjellë pasoja, por edhe të dyshohen dhe për krime më të rënda.

Pastaj, kur shikon që kryeministri çuditërisht nuk i shkon mendja të thotë asnjë gjysëm fjale për skandalin që ndodh te AKSHI, pastaj kjo e bën dhe më dramatike, dramatike gjendjen.

Për njerëz që, ju e patë, rrinë në eskortë bashkë me Ramën, dje kanë dalë dhe videot e makinave, që pretendohet të jenë të Gys Agasit, që vinin bashkë me eskortën e shokut Ramo. Unë mendoj që, unë mendoj që shteti ka rënë. Tashmë është vetëm, ku di unë, merr kohë vetë për të negociuar, shikon hapësirat se sa i implikuar është. Duke ditur mirë që është pjesë e saj, po aq sa mund të ç'dokumentohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco