I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, avokati Altin Goxhaj ka bërë një analizë të drejtpërdrejtë dhe provokuese mbi gjeopolitikën, rolin e SHBA-së dhe pozicionin e Shqipërisë në Ballkan.
Duke iu referuar fushatës së tij për Donald Trump në vitin 2016 dhe zhvillimeve të fundit ekonomike e strategjike në SHBA, Goxhaj thekson se marrëdhëniet mes shteteve nuk udhëhiqen nga parime apo teori, por nga forca, pushteti dhe interesat. Sipas tij, Shqipëria ndodhet përballë një monitorimi 90-ditor nga Amerika, një proces vendimtar që do përcaktojë nëse vendi ynë do të konsiderohet partner, për t’u mbështetur apo për t’u ripozicionuar në strategjinë amerikane në Ballkan.
Altin Goxhaj: Unë kam qenë një nga njerëzit që bëja fushatë për Trumpin në Shqipëri në 2016-ën dhe të gjithë thoshin ç'është ky dhe siç e kanë me mua, kur përmend Soros, teori me alienë këtu. Çfarë janë këto budallëqe? Kalon koha dhe atë kohë me një fjalë e deri më sot, unë vazhdoj të kem, si të thuash qëndrimin tim që Trumpi është një gangster mes gangsterëve, sepse të gjitha shtetet sillen si gangstere, kurse shtetet e vogla sillen si prostitutat e tyre. Këto janë fjalët e Stanley Kubrick.
Jo këto janë fjalët e Stanley Kubrick-ut që përcakton gjeopolitikën dhe fuqinë e shteteve. Kur e mori Trumpi, ishte vetëm drejt rrënimit të pandalesë.
Dhe ti duhet të kesh parasysh që lajmi i fundit nga Amerika vjen për ekonominë e tyre, që kishte rritjen më të madhe në 15 vitet e fundit, 4.2%.
Na ka lënë, na ka lënë detyra shtëpie 90 ditë. 90 ditëshi është, është faza, faza e vlerësimit paraprak për të përcaktuar se a ia vlejnë këto shtete dhe cilat nga shtetet të jenë, të jenë si të thuash, të konsiderohen në promovim, kurajim, sponsorizim, partneritet, apo ka nga këto shtete të cilat kanë sëmundje të shërueshme apo sëmundje të pashërueshme. Dhe Shqipëria duke pasur sëmundje të shërueshme, flas përballë Amerikën, do varet nga ky monitorim 90-ditor. Pra do na bëjnë analiza tani, mbas 10 ditësh...
Shtetet e mëdhaja sillen si gangsterë, kurse të vegjlat si prostitutat e tyre. Ky është marrëdhënia. Tani, t'i lëmë përrallat, t'i lëmë këto teori demokracia, të drejtat e njeriut, gjeopolitika. Po për faktin po flas. T'i hyjmë temës. Gjithë çështja është ky gangsteri, kë do ketë dashnore në Ballkan. Do i ketë të gjitha, do ketë disa, do i përzejë ca se e kanë tradhtuar, do t'i shtypi ca, do t'u ndryshojë rolet cave...
Tani kjo mënyrë banale si flas unë, është mënyra e vërtetë... Jo, po është dhe mënyra e vërtetë për t'i thënë ca gjëra, se njerëzit, njerëzit gënjehen nga mediat, më kupton logjikën. U flitet gjeopolitika, ke parasysh shtetet, parimet. Nuk ekzistojnë këto gjëra. Forca. Forca, pushteti, interesat. Amerika do shohë interesat vëlla. Dhe Biondi ka ardhur për t'u marrë me interesat. Kjo është gjithë çështja. Dhe interesi i Amerikës në Ballkan, ne e pamë Kosovën me politikën e mbrojtjes, apo jo? Ky është një nga ngjarjet më të rëndësishme, lajmet më të rëndësishme që është dhënë ndonjëherë për Kosovën. Gjithë diskutimi ka qenë, duan të ftohin nga Kosova Amerikën, jo nga Amerika nga Kosova. Në mënyrë duke krijuar antiamerikanizëm e të tjerë e të tjerë. Dhe sot mesazhi që është dhënë për Shqipërinë, është një dhuratë për Krishtlindje për shqiptarët.
© SYRI.net