Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Miratohet buxheti bashkisë Elbasan/ Opozita: Mashtrim financiar dhe gënjeshtër për qytetarët

Miratohet buxheti bashkisë Elbasan/ Opozita: Mashtrim financiar dhe gënjeshtër për qytetarët

17:30, 24/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi buxhetin e Bashkisë për vitin 2026 vetëm me votat e mazhorancës, duke nxjerrë edhe një herë në pah përplasjen e fortë politike mes shumicës dhe opozitës. Buxheti, u votua me 26 vota pro dhe 8 kundër, ndërsa këshilltarët e Partisë Demokratike e kundërshtuan duke e cilësuar atë si të dëmshëm për qytetarët e Elbasanit.

Drejtuesja e grupit të opozitës në Këshillin Bashkiak, Bianka Çopja, deklaroi se buxheti i paraqitur nga mazhoranca është një “mashtrim financiar dhe gënjeshtër për qytetarët”, pasi nuk përmban asnjë projekt madhor që i shërben realisht zhvillimit të qytetit.

Sipas Çopjas, shumica e fondeve shkojnë për paga dhe administratë, ndërsa për shtresat në nevojë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve lihen vetëm “qindarkat”. Ajo theksoi se investimet janë të copëzuara dhe përdoren për qëllime propagandistike, ndërkohë që rritja e taksave për qytetarët synon vetëm të mbulojë paaftësinë e qeverisjes vendore.

Kritika të forta u shprehën edhe nga këshilltarë të tjerë të Partisë Demokratike, të cilët e cilësuan buxhetin si të orientuar kryesisht drejt rrogave dhe mirëmbajtjes së administratës, duke lënë pas dore shërbimet bazë për qytetarët.

Ata ngritën shqetësimin për mungesën e zgjidhjes së çështjes së incenerimit të mbetjeve, ndonëse qytetarët vazhdojnë të paguajnë një taksë të rritur për pastrim dhe gjelbërim, si dhe për problematikat e vazhdueshme me infrastrukturën rrugore në qytet dhe njësitë administrative.

Opozita thekson se do të vijojë të kundërshtojë çdo buxhet që nuk vendos në qendër interesin e qytetarëve të Elbasanit, nuk garanton transparencë dhe nuk sjell zhvillim të qëndrueshëm për qytetin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco