Tanimë Shqipëria nuk ka më një qeveri funksionale, por drejtohet nga struktura kriminale që operojnë nga prapaskena. Ky ishte konstatimi i ish deputetit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i cili në një intervistë për edicionin e lajmeve në Syri Tv, tha se termi "Qeveria Rama" ka humbur kuptimin, pasi zyrtarët e lartë janë thjesht "marioneta" dhe "instrumente" të emëruara nga krimi i organizuar.
Sipas tij, kryeministrat dhe ministrat e vërtetë nuk gjenden në institucionet shtetërore, por në zyrat e kriminelëve, të cilët komandojnë të gjitha proceset kyçe në vend. Kjo situatë përshkruhet, nga ish ligjvënësi i PL, si një "realitet i tmerrshëm" ku Shqipëria praktikisht ndodhet "pa qeverisje". Argumenti kryesor mbështetet në faktin se të dhënat më sensitive të shtetit shqiptar, përfshirë ato të thesarit, kontrollit kufitar (TIMS), gjendjes civile dhe shërbimit informativ, kanë rënë në duart e grupeve kriminale.
Këto grupe, që thuhet se janë të lidhura ngushtë me kryeministrin, i përdorin këto informacione për shantazh, përfitime financiare dhe kontroll të plotë mbi shoqërinë dhe biznesin.
Duke bërë një krahasim me Kolumbinë, Vasili theksoi se situata në Shqipëri është edhe më e rëndë, ku ndryshe nga Kolumbia, ku segmente të caktuara të shtetit luftuan kundër narkotrafikut, në Shqipëri pretendohet se i gjithë aparati shtetëror, përfshirë qeverinë dhe policinë, është bërë palë me krimin.
Sistemi funksionon në një rreth vicioz: krimi financon dhe emëron politikanët, të cilët më pas u japin kriminelëve akses në tenderë dhe para publike. Kjo fuqi përdoret për të manipuluar dhe vjedhur zgjedhjet, duke përjetësuar kështu ciklin e kapjes së shtetit. Zyrtarët në detyrë quhen "kukulla", ndërsa vendimmarrësit e vërtetë janë kriminelët që japin urdhra nga hija.
Në këtë kontekst, hidhen dyshime të forta edhe mbi sulmin kibernetik iranian, duke aluduar se mund të ketë qenë një inskenim për të justifikuar daljen e të dhënave që tashmë ishin në duart e botës së krimit. Apeli i bërë është që opozita dhe shoqëria civile të njoftojnë të gjithë faktorin ndërkombëtar mbi këtë situatë alarmante, duke argumentuar se qytetarët nuk kanë më asnjë detyrim ndaj një qeverisjeje që nuk i shërben interesit publik, por krimit.
Pas gjithë këtyre zhvillimeve të fundit dhe këtyre fakteve të tmerrshme që kanë dalë, ne nuk mund të shprehemi më përfundimisht për fjalën, me fjalën Qeveria Rama. Pra, ju keni të drejtë sepse de jure pra atje në janë ulur disa persona në ato karrige, por përfundimisht të gjithë kanë kuptuar, shqiptari më i fundit ka kuptuar, gazetari më i fundit ka kuptuar, ata që kanë një minimum arsyetimi, që në Shqipëri nuk ka qeveri. Ka pasur thjesht dhe vetëm njerëz të emëruar nga krimi, pra marioneta të krimit, masha të krimit, instrumenta të cilët qëndronin atje.
Kryeministrat e vërtetë, ministrat e vërtetë, siç keni parë, ndodheshin në zyrat e kriminelëve, të cilët kanë komanduar dhe komandojnë të gjithë procesin në Shqipëri. Kjo tashmë është një realitet i tmerrshëm. Shqipëria sot është pa qeverisje. Boll fakti që të gjithë sot e dinë, e kanë tashmë me dokumente, qartë, nuk është me hamendje dhe supozime, që gjithçka në këtë shtet, të dhënat më të rëndësishme të këtij shteti, që nga kontrolli i kufijve, që nga të dhënat e thesarit të Shqipërisë, gjithë të dhënat shtetërore, të gjithë të dhënat që kanë të bëjnë me gjendjen civile, të dhëna që kanë të bëjnë me shërbimin inteligjent shqiptar e të gjitha. Këto të tëra në bllok, në miliona të dhëna, janë, kanë qenë dhe janë përdorur nga grupe kriminale të strukturuara ngjitur e ngjitur, pra të bashkangjitur me kryeministrin e Shqipërisë. Kjo ka, i ka vënë vulën që në Shqipëri sot ne jemi pa qeverisje.
Dhe ditët më të vështira të këtij vendi, me të cilët ai, ky vend është përballur në fillim të këtyre viteve, por dhe gjatë ngjarjeve të 97-ës e të tjerë, kurrë nuk ka pasur, ka pasur ditë të vështira të shtetit, por rënien totale të shtetit dhe konfirmimin që shtetin nuk ekziston në zyra, por është në, në prapaskenën e krimit, i cili ka vënë në skenë vetëm kukullat, është kjo është situata më e rëndë. Besoj që sot kjo ngjarje nuk ka precedent, po ju them, asgjëkund jo e në Europë, jo dhe jo, por nuk ka as në Amerikën Latine.
Para pak ditësh kam në një, në një bisedë me një kolegun tuaj, ai përdori termin me të drejtë, tha, Shqipëria, Kolumbia e Europës. I thashë me, ky është një term shumë i saktë, narkoshtet është Shqipëria. Por ka një dallim shumë të madh. Në Kolumbi, siç e dini dhe siç e keni ndjekur, ka pasur qindra policë, shefa policie, komisar policie, edhe ministra po të doni, dhe presidentë të republikës, të cilët janë përballur, kanë lënë, kanë dhënë jetën e tyre në luftë në përballje me krimin. Pra, brenda një situate goxha të vështirë dhe të komplikuar, kishte segmente të plota të tilla.
Ne jemi në një gjendje që e gjithë qeveria emërohet nga krimi, deputetët i emërojnë kriminelët, ministrat i vënë e i heqin kriminelët, siç është provuar. Të dhënat i kanë ata në dorë. Mundësitë për t'u bërë shantazh dhe për t'i mbajtur në shantazh i kanë ata në dorë. Qindra milionë euro i kanë, i rrëmbejnë ata i kanë në dorë, i komandojnë.
Policia rrëmben, maskarenj të policisë bëhen pjesë të pengmarrjeve dhe të shantazheve për rrëmbimin e parasë publike. Pra, praktikisht, sot ky është i rënë dhe unë, gjëja e parë që do të thosha, çdo njeri që militon në opozitë, pra që ka kontaktet e tij, por jo qysh, opozita zyrtare e këtij vendi, sot duhet të prodhojnë pafund informacione për deri në segmentin më të fundit të globit.
Që nga segmentet më relevante politike të Shqipërisë, të politikës botërore, Shtetet e Bashkuara, BE-ja, po çdo vend europian dhe çdo vend me të cilin Shqipëria ka komunikim diplomatik e të tjera e të tjera. dhe me të gjitha kanalet e mundshme dhe duhet të ketë komunikim dhe me të gjithë shërbimet inteligjente për t'i thënë në mënyrë të prerë. Në Shqipëri përfundimisht qeveris krimi.
Faktet janë aty. Me prova, me video, me dokumente shtesore e plotë elementë të tmerrshme. Pra do të thotë kjo duhet njoftuar bota e tërë dhe sigurisht me populli shqiptar duhet të kuptojë që nuk ka më detyrime ndaj kësaj qeverisje. Nuk mund të plotësojë më asnjë vendim të kësaj qeverisje, sepse është e qartë që këto vendime kjo nuk i merr vetë, po i merr të diktuara sipas interesave të kriminelëve, mafias dhe horrave, e rrugaçëve që ka ky vend.
Është e vërtetë që absolutisht gjëra shumë brenda kanë qenë. Opozita shqiptare vetë, partia që unë përfaqësoj ka qenë një nga kallëzuesit dhe denoncuesit e mëdha të kësaj pune. Por, ne duhet të biem dakord së bashku që faktet në mënyrë të veçantë të këtyre ditëve, javëve të fundit, janë të paimagjinueshme, apo jo? Duhet të biem dakord me njëri-tjetrin. Është një histori korrupsioni, është një çështje tjetër. Por që të kesh në duar të tëra të dhënat më të mëdha të shtetit, të cilat ne e kemi ngritur si shqetësim. Unë bile, kohë më parë, që në momentin e të ashtuquajturit sulmi iranian, sepse sot me të gjithë të drejtën e Zotit, kam të drejtë të mos e besoj më dhe këtë sulmin iranian, po ta, ta e mendoj dhe ta imagjinoj si një skenim siç qenë ato emergjencat e mbeturinave që të shpikën inceneratorët, apo emergjenca energjitike që të shpiku manipulimet e mëdha dhe aferat me energjinë, energji e cila falimentoi siç e patë.
Të dhënat e thesarit të shtetit, ku të cilët monitorohen lëvizjet financiare për t'u vënë gjoba personave të ndryshëm të botës së biznesit apo të tjerë, persona privat. Të dhënat e TIMS-it, ku do shkojmë më? Kontrolli i kufijve në duart e kriminelëve dhe të horrave. Po ç'shtet është ky? Po s'është shtet ky. Po nuk e ka pasur këtë fitore krimi dhe mafia në asnjë vend të botës. Një fitore të tillë nuk e ka pasur. Këtu ka një gjë. Të gjithë përdorin termin Kryeministri Rama. Rama nuk është kryeministër.
Në rastin më të mirë mund të ishte një zëvendës kryeministre i parëndësishëm. Kryeministrat janë ata që janë në hije, që janë atje prapa skenës. Ata e qeverisin Ramën. Sepse ata pamë shumë mirë që ja vendosin milionat e tenderave, qindra milionat e tenderave. Pra ata kanë qindra miliona euro tendera, ndërsa për të, për nja 10 a 15 poltrona që s'kushtojnë asgjë, pak lekurina janë ato, detyrohet t'i bëjë një biznesmen dhuratë, sepse ky shteti që shpërdoron qindra e qindra miliona, nuk ka për shërbimet më minimale bazike shëndetësore. Dhe kjo s'është propagandë. Pse? Sepse krimi kërkon lekë pafund.
Cili është dhurata që u kthen në të kundërt krimi këtyre? Është aleat i fortë, shumë i fortë për të rrëmbyer zgjedhjet. Dhe ky qark i mbyllur, para e rrëmbyer, miliarda të rrëmbyera nga paratë publike, edhe me të gjithë llojet e aferave të tjera. Emërimi i njerëzve të tyre në qeveri e në parlament dhe në zgjedhjet e radhës, kriminelët dalin, vjen kjo ushtri, vihet në dispozicion që këta të rrinë prapë, që këto kukullat, kukullat pra, jo kryeministrat e vërtetë dhe ministrat, kryeministrat dhe ministrat janë ata që i vënë atje, që japin urdhra, që i komandojnë, që i thërrasin ministrat një nga një, që i thërrasin këta drejtorët e përgjithshëm një nga një.
Sepse kur unë, që t'i kthehem dy-tre vjetësh parë, kur ndodhi ky, thashë, i ashtuquajturi sulmi iranian, kështu do ta quajmë tanimë, ne ju drejtuam 11 pyetje ASHI-t në atë kohë. Dhe dëgjo edhe përgjigjet që më kthyen, ku i kërkoja me saktësi cilat janë kompanitë që merren, çfarë pune bëjnë, si i kanë siguruar. Pyetje specifike për problemin. Më kthenin përgjigje, ne jemi ngritur në këmbë dhe ne po përballemi me sulmin, me valën e parë, tani po përballemi me valën e dytë. Të ato thesin e gomarllëqeve të propagandistike të Edi Ramës, të cilat ishin komanduar, kuptuam qartë nga krimi. Se përse ndodheshin të gjithë këto miliona të dhëna kaq delikate, kaq të ndjeshme, sekrete, kaq konfidenciale, të cilat s'duhet të jenë kurrë në duart e kriminelëve?
Sepse u interesonte shantazhi i shumëfishtë. Ishte lënda e parë që të punojnë patronazhistët, lënda e parë që kriminelët të bëjnë transaksionet më të mëdha, të marrin tendera, të dinë lekun më të fundit që ka çdo biznesmen e të tjera e të tjera e të tjera, në mënyrë që të kenë ta kontrollojnë, ta shantazhojnë, ta rrëmbejnë, ta bëjnë, duke pasur dhe policinë me vete. Kjo policia për të cilën thonë, a e ke dëgjuar mo Edvin çfarë thonë, çfarë thotë ky Edi Rama? E ke dëgjuar çfarë thotë? Ne si e gjetëm shtetin në vitin 2013. Po. E mor, çfarë shteti gjeti? Po mor gjeti një shtet serioz. Po mor gjeti një shtet serioz, që ishte futur në NATO e të gjitha e të tjera e të tjera. Po ç'vend i NATO-s është ky? Po të gjitha të dhënat e shtetit i ke dhënë. Po mor gjeti shtet dhe e bëri një aleancë kriminale që ka bërë. Këtë ka bërë. Sepse më thoni mua si ka mundësi? Ja zoti Berisha e kishte ndjerë që ky Agasi ishte pjesë e grupit bashkë me grupin që shoqëronte Edi Ramën.
© SYRI.net