Protesta kombëtare e Partisë Demokratike po bën xhiron e mediave ndërkombëtare. Prestigjozja britanike “The Telegraph” shkruan se qyetarët rrethuan dhe sulmuan me bomba Molotov godinën+ e kryemistrisë, teksa kërkuan dorëheqjen e shefit të qeverisë shqiptare, Edi Rama. Në artikull theksohet se tensionet në Shqipëri janë gjithmonë e më shumë në rritje, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.
SYRI TV
Daily Mail-Përmes pamjeve Tabloidi britanik ‘Daily Mail’ përcjell lajmin se si mijëra demonstrues u mblodhën jashtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Në fokus të tabloidit britanik, ishin hetimet ndaj numrit dy të qeverisë Rama, Belinda Balluku, e cila po hetohet për shkelje të barazisë në tendera në Tunelin e Llogarasë dhe Lotet e Unazës së Madhe.
CNN-Në Shqipëri kanë vazhduar protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas akuzave të bëra nga SPAK për korrupsion masiv ndaj zv/kryeministren Belinda Balluku, shkruan CNN. Protesta kanë shpërthyer edhe jashtë parlamentit, me protestues që hedhin bomba zjarri pranë selisë së kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
Le Figaro-Në një artikull të shoqëruar me pamje nga protesta e të hënës në Tiranë, të organizuar nga Partia Demokratike dhe opozita, gazeta më e madhe franceze Le Figaro shkruan se, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë pas një aktakuze nga prokurorët kundër zv/kryeministres Belinda Balluku për korrupsion të dyshuar.
Media e Brukselit-Shkëndija e trazirave së protestës së fuqishme antiqeveritare ishte padia penale ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila mban gjithashtu postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Prokurorët e akuzojnë Ballukun për ndërhyrje në prokurime publike dhe keqpërdorim të fondeve shtetërore. E përditshmja e brukselit shkruan ne te njejten kohe se Rama po perpiqet të mbroje aleatet e tij.
Euroneës ka raportuar se pas protestës masive të opozitës shqiptare ku është kërkuar dorëheqja e kryeministrit Rama, 4 persona janë arrestuar dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ku mes tyre sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Ervin Minarolli.
Prestigjozja italiane TG 24 në artikullin e saj shkruan se godina e kryeministrisë u përball me një shi bombash Molotov, teksa ka theksuar fjalën e liderit të opozitës , Sali Berisha, I cili ka premtuar se do jetë Partia Demokratike dhe demokratët ata që do i bëjnë funeralin politik kryeministrit Edi Rama.
Politiko shkruan se mijëra qytetarë u mblodhën në Tiranë për të protestuar kundër korrupsionit qeveritar, pas disa skandaleve, ku spikasin aferat gjigande korruptive të Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe te Tiranës, për të cilat SPAK ka kërkuar arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Holandezja-Shqipëria rrëshqiti të hënën në mbrëmje drejt kaosit. Shkaku i shpërthimit të zemërimit rezulton të jetë një skandal i rëndë korrupsioni rreth zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku – një nga bashkëpunëtoret më të afërta të kryeministrit Rama dhe një nga gratë më të fuqishme të vendit shkruan prestigjozja holandeze.
Media aziatike-Gjigandi mediatik aziatik, ‘Al Jazeera’ i ka bërë jehonë protestës së mbajtur nga opozita kundër qeverisë, të hënën e 22 dhjetorit.
Përmes pamjeve të përcjella nga media më e madhe në Lindjen e Mesme me qendër në Doha të Katarit, Al Jazeera përcjell lajmin se si mijëra demonstrues u mblodhën jashtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
© SYRI.net