Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

SYRI TV/ Berisha: Rama e Agasi udhëtonin në një eskortë, pegmarrës e inspektor i narko-shtetit

15:47, 24/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha ka publikuar një video në të cilën biznesmeni në kërkim Ergys Agasi shihet duke udhëtuar në të njëjtën eskortë me Kryeministrin Edi Rama. Publikimi i videos është bërë bazuar në denoncimin e një qytetari i cili jep edhe detaje për makinën e Agasit dhe pozicionin që ajo mbante në eskortën e shefit të qeverisë. Berisha e cilësoi Agasin si pengmarrës dhe inspektor të Përgjithshëm të Narkoshtetit.

SYRI TV

Publikimin Berisha e bëri duke iu referuar denoncimit të një qytetari i cili jep edhe detaje konkrete për udhëtimet së bashku të Edi Ramës me Ergys Agasin. Në videon e denoncuar nga qytetari, duket eskorta e Edi Ramës ku makina e dytë është makina zyrtare e kryeministrit dhe ndërkohë bashkë me të lëviz edhe Ergys Agasi me makinën e tij private. Makina Range Rover, e 5-ta në radhë, ngjyrë vishnje, është makina e Ergys Agasit me targa GG 444 AA dhe makina tjetër pas tij, e fundit në radhë, është makina e rojeve personale të Ergys Agasit po me targë GG 444 AA e modelit Defender. Ergys Agasi ruhej me roje personale dhe ndërkohë kur takonte Ramën, e shoqëronte edhe policia e shtetit dhe futej në eskortën e kryeministrit.

Më herët Berisha ka denoncuar publikisht lidhjet e Edi Ramës me Ergys Agasin, së fundmi, skandalin e zhdukjes së verave luksoze dhe me vlerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco