Berisha: Ergys Agasi me Ermal Beqirin kontrollonin të gjithë transaksionet e shqiptarëve! Lavatriçja e tyre ishte njeriu i Çopjave

13:13, 16/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD, Sali Berisha, denoncoi se Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri kontrollonin të gjitha transaksionet financiare të shqiptarëve.

Ai shtoi se rrjeti i tyre përfshinte edhe drejtoreshën juridike të AKSHI-t, e cila rregullonte tenderat sipas urdhrit të familjes Rama. Berisha tha se paratë e plaçkitura nga AKSHI shfrytëzoheshin përmes një “lavatriçeje” të lidhur me një bashkëpunëtor të Çopjave.

Ai paralajmëroi se kjo strukturë ishte shumë e rrezikshme dhe vepronte në koordinim të ngushtë jashtë vendit, përfshirë Dubai-n.

Fjala e tij:

Ergys Agasi, unë që nuk kam asnjë lloj them informacioni të veçantë, përveç atij të qytetarve, ka të paktën tre javë që është arratisur.

Ermal Beqiri është në Dubai, bashkë me Ergysin.
Janë tek çunat e Dubait.
Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, motra e Ergysit është drejtoresha juridike e AKSHI-t, këta janë një rrjet i rrezikshëm shumë.
Është drejtoresha juridike e AKSHI-t që i rregullonte tenderat siç donte familja, nuk kishte diskutim aty.
Ergys Agasi me Ermal Beqirin kontrollonin me aparaturat e tyre të gjithë transaksionet e shqiptarëve.
Pra, kishin të gjithë database-n e bankave të Shqipërisë, e transfertave të Shqipërisë, dhe i kontrollonin të gjitha këto.
Paratë, që plaçkisnin në AKSHI, Ergys Agasi, Armand Frangu, Ermal Beqirin, përdornin si lavatriçe një bashkëpunëtor të Çopjave, një Francin direkt, por atë që ishte ngjitur me të.
Kjo është e vërteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco