Partia Demokratike ka bërë thirrje për një protestë kombëtare më 22 dhjetor, duke e cilësuar situatën politike në vend si një “emergjencë kombëtare alarmante”.
I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, deklaroi se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Belinda Ballukut, i cili sipas tij ishte i diktuar nga kryeministri Edi Rama, ishte “pika që derdhi kupën”, duke e bërë të pamundur vazhdimin e situatës aktuale.
Ai ftoi të gjithë demokratët dhe qytetarët opozitarë t’i bashkohen protestës, duke theksuar nevojën për një radikalizim të veprimeve kundër qeverisë.
Pas veprimeve hetimore nga SPAK tek AKSHI, Këlliçi reagoi menjëherë gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, duke e quajtur këtë institucion “kopshtin personal të Edi Ramës” dhe Mirlinda Karçanajn “Lubia numër dy në qeverinë Rama”. Sipas tij, këto arrestime konfirmojnë akuzat e opozitës për një sistem të mirëfilltë vjedhjeje të parave publike. “Të gjitha këto prapë të çojnë te Edi Rama. Çdo masë që jepet ka një emërues të përbashkët, një kryeministër që i përzgjedh këta banditë dhe hajdutë për të vjedhur paratë e qytetarëve,” u shpreh ai.
Deputeti opozitar shkoi edhe më tej, duke parashikuar një fund të afërt politik për kryeministrin. “Rama pa diskutim është në gramët e fundit. Për shumë pak kohë, ai do t’i bashkohet ekipit të tij,” tha Këlliçi, duke shtuar se “fati i Ramës do të jetë edhe më i keq se i Erjon Veliajt”.
Protesta e 22 dhjetorit, sipas tij, nuk do të jetë një protestë e radhës, por fillimi i një lëvizjeje të pandalshme, me qëndresë permanente në shesh, me synimin për të rrëzuar qeverinë.
Belind Këlliçi: Veliajt natyrisht aty i punon mendja edhe pse është banor i burgut të Durrësit. Te buxheti e ka mendjen, ne e kemi lënë pa buxhet, po ka prioritete të tjera, ka motrën për momentin që e kemi prioritet, që është Belinda Balluku dhe që në fakt edhe vendimmarrja e fundit e Gjykatës Kushtetuese, e diktuar tërësisht, e paralajmëruar nga Edi Rama, ka shërbyer edhe për atë vendimmarrje të Partisë Demokratike për të patur, një protestë kombëtare, për të rritur protestë kombëtare ditën e hënë, në datë 22, sepse sigurisht është ajo pika që ka derdhur kupën, është e pamundur që të vazhdohet më në këtë mënyrë. Ne kemi patur një mbledhje dje.
Flavio Qarri: E kanë kërkuar herët këtë zoti Këlliçi.
Belin Këlliçi: E kemi kërkuar dhe ne, por ka qenë një, le të themi operacion politik apo një aksion politik që ne kemi kemi ndjekur, i cili ka qenë gradual dhe hap pas hapi. Por në situatën ku jemi, nuk mund të vazhdojë më situata në gjendjen siç është, patjetër do të duhet të ketë një aksion shumë të fortë, një protestë shumë të fortë dhe një radikalizim shumë herë më të madh të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, strukturave të Partisë Demokratike, të PD-së vetë, që patjetër duhet të udhëheqë të gjithë popullin opozitar. Kështu që për këtë arsye me datë 22 ne kemi protestë kombëtare dhe gjej rastin këtu, të ftoj këdo demokrat, këdo qytetar opozitar, me gjithë pakënaqësitë që mund të kenë, me gjithë vërejtjet, me gjithë situatën që patjetër nuk lë shkas hera herës edhe PD-ja që mos ta kritikosh, do të duhet të jemi shumë të vërtetë me, me qytetarët e shqiptarë.
Flavio Qarri: Do do vijnë edhe pjesa kritike po….
Belind Këlliçi: Patjetër, do të duhet t'i themi të vërtetat, me gjithë mea culpat që i takojnë edhe me gjithë kërkesat për ndjesë që i takojnë edhe PD-së, por kemi një interes madhor përpara shumë herë më të madh. Interesi është për të larguar një qeveri që çdo ditë që shkon në zyrë vjedh qytetarët. Pra, që të kuptojmë, sot që ne flasim, sot që ne flasim
Flavio Qarri: Tani Belinda nuk do vjedhë më...
Belinda është shqetësuar se duhet të ketë dy apo tre javë sa u bënë që ka qenë e pezulluar për shkak të vendimit dhe nuk ka vjedhur dot lekët sepse ka tre javë që nuk firmos, që nuk vjedh. Por thënë këtë, merrni shembull vëllain e saj, Erjon Veliajn, i cili nga burgu ku është, i kërkon llogari Ogerta Manastirliut që kishte mbledhur këshilltarët socialistë të Bashkisë Tiranë, që i kërkonte të relatonin atyre për buxhetin e bashkisë për vitin e ardhshëm, i kërkonte llogari që ju nuk duhet të relatoni te ajo, duhet të relatoni te unë sepse buxhetin duhet ta menaxhojë ky. Pra, e gjitha bëhet për të vjedhur para dhe qytetarëve. Dhe në këtë situatë ku jemi sot, duhet të jemi të qartë për çdo njeri që na ndjek, Shqipëria është në situatë alarmante.
Jemi para një emergjence kombëtare. Unë dhe në fjalën time e kam përmendur dje për të gjithë ata që i japin makinës, e kam krahasuar me atë situatën e karburantit kur të është ndezur drita e kuqe. E kuqe dhe je në fund. Dhe nuk ke më, karburant. Pra ne, o reagojmë sot, o nuk kemi më çfarë të reagojmë në muajt apo në vitin që vjen. Sepse situata është kaq katastrofike përsa i përket dëmit që po i shkaktohet në mënyrë permanente shqiptarëve.
Flavio Qarri: Ndërkohë, një një fjali që ka kaluar pak pa u vënë re nga mediat, më ngre pikëpyetje e liderit të opozitës për tre javë. Ai përmendi tre javë qëndrime, pse?
Belind Këlliçi: Patjetër, e përmendi sepse kemi patur edhe një diskutim, ka qenë një diskutim i gjatë dhe ne kemi një bindje absolute që me një protestë të qëndrueshme permanente në shesh, për dy apo tre javë, pa diskutim efekti do të jepet. Por nuk është kjo ajo çka do të ndodhë ditën e hënë, pra në datë 22. Pra zoti Berisha në fjalën e tij është shprehur i qartë që ne do të duhet ta nisim këtë rrugëtim, duhet ta nisim në datë 22, do të duhet ta nisim në shesh dhe pa diskutim i bëjmë thirrje të gjithë guximtarëve, të gjithë qytetarëve që e kanë ndarë mendjen për të jetuar në këtë vend, për të jetuar në Shqipëri, që të vijnë të bashkohen dhe pa diskutim nëse ne kemi një besëlidhje me njëri-tjetrin aty në shesh, mjaftojnë, nuk duhet madje as tre javë në gjykimin tim, po mjafton një kohë e shkurtër me një protestë permanente pa lëvizur, që të arrijmë të njëjtin sukses si u arrit në Bullgari, apo në vende të tjera, apo në Nepal që e kemi përmendur shpeshherë, apo protestat e mëdha në Rumani, apo dhe protestat që janë bërë në Beograd, që efektin e kanë dhënë, pavarësisht se Vuçiç sot vijon të qëndrojë në pushtet, është në gramat e fundit të pushtetit. Dhe këtë e dinë i madh dhe i vogël.
Kështu që, edhe Rama shumë shpejt, dhe ta garantoj sepse meqë kam rastin dhe po vij në studio këtu pas një vizite që kam qenë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rama pa diskutim është në gramat e fundit.
Kushdo që ka një pikëpyetje, sot jemi 16 dhjetor, mbani një shënim këtu, për shumë pak kohë, Edi Rama do t'i bashkohet ekipit të tij me Erjon e me Ilir Beqe e me Belinda e me gjithë të tjerët.
Unë e kam bindje absolute që Edi Rama do ta ketë fatin edhe më të keq se të Erjon Veliajt. Dhe këtë ta them me garanci absolute, por çdo ditë që Edi Rama shkon në zyrë është një ditë e keqe për Shqipërinë, është një lajm i keq për qytetarët shqiptarë dhe është një ditë në të cilën vidhen paratë e qytetarëve. Pra kemi një kryeministër që sot që ne flasim nuk mban përgjegjësi për asgjë. Domethënë, mjafton vetëm kaq Flavio, ta zëmë sikur Rama me të vërtetë nuk di gjë për çfarë ka ndodhur me, gjithë ministrat e tij. Po o minimalisht ky kryeministri të cilit zëvendëskryeministri i vjedh lekët, kryetari i bashkisë i vjedh paratë, ministra e tij vjedhin paratë, ka deputetë kriminelë, fut kryetar bashkie trafikantë, fut kryetar bashkie me pesë emra, fut bashkëpunëtorët e tij, drejtorët e përgjithshëm që janë hajdutë, ky njeriu nuk duhet të mbajë përgjegjësi që përherë sa herë fut dorën te thesi ka kap këta. Domethënë ky nuk duhet të mbajë përgjegjësi për këta njerëzit?
Flavio Qarri: Në këtë kontekst zoti Këlliçi, u duk sikur kryeministri arriti ta manipulojë debatin publik për ta bërë juridikisht teknike dhe jo praktikisht grabitje.
Belind Këlliçi: Dhe ky është thelbi i çështjes. Pra thelbi nuk është çështje juridike apo vendimmarrje gjykatash. Pra nuk është këtu problemi pse vendosi Gjykata Kushtetuese për të hequr pezullimin e Belinda Ballukut. Këtë e dimë të gjithë.
Flavio Qarri: Kam një lajm të vogël për ty. Po. Është lajmi i sekondës së fundit, ndjesë që po ta ndërpres lajm. Ergys Agasi. E ke parasysh? Sapo është dhënë masa arrest me burg për Ergys Agasin.
Belind Këlliçi: Koordinatori i gjithë punëve të pista të Ramës. Edhe këtë e kemi thënë me dhjetëra herë e me qindra herë. Atëherë t'i çojmë ngushëllime Edi Ramës, por sigurisht doja të dilja te ajo.
Kopshti i tij personal dhe po t'i ktheheni prapë fjalës së zotit Berisha ditën e djeshme, kopshti personal i Edi Ramës është AKSHI. Mirlinda Karçanaj është Lubia numër dy në qeverinë Rama katër. Po e themi dhe njëherë. Domethënë, në ka një institucion që është vënë i tëri në shërbim të vjedhjes personale të Edi Ramës, është AKSHI. Dhe sigurisht të dyja këto masa, qoftë për Ergys Agasin, qoftë për Mirlinda Karçanaj.
Dhe këtu është bërë hataja me vjedhjen e parave të qytetarëve shqiptarë. Unë po e them dhe njëherë, të gjitha këto prapë të çojnë te Edi Rama. Pra, çdo masë që jepet, çdo masë ndalimi apo me burg, apo ëh detyrim paraqitje apo arrest shtëpiak, të gjitha këto masa kanë një emërues të përbashkët, kanë një kryeministër që i përzgjedh këta banditë, që i përzgjedh këta hajdutë për të vjedhur paratë e qytetarëve shqiptarë. Dhe kjo do të duhet të shërbejë si një arsye më shumë që në datë 22 ai sheshi të jetë plot e përplot dhe të mos jetë një protestë, dhe këtu e kam autokritikë, dhe këtu e kam edhe për PD-në, të mos jetë një protestë e radhës. Pra, dalim një, dy orësh, dëgjojmë fjalët e qytetarëve, dëgjojmë fjalën e drejtuesve politikë të Partisë Demokratike apo të opozitës dhe largohemi në shtëpi. Jo, Shqipëria nuk mban më as edhe një orë të kësaj qeverisjeje që vjedh çdo ditë paratë, taksat e qytetarëve dhe tallet me qytetarët. Unë e kuptoj fuqinë e jashtëzakonshme korruptive të Edi Ramës. Kuptoj fuqinë e jashtëzakonshme lobuese të Edi Ramës se ajo që ka ndodhur në këtë vend është paguar...
© SYRI.net