Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

‘Krime kundër njerëzimit tek Onkologjiku’/ Berisha: Dënojmë kërcënimin me jetë të gazetarit Osman Stafa nga regjimi i Ramës

12:47, 12/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në konferencën për media, kreu i PD Sali Berisha dënoi kërcënimin me jetë ndaj gazetarit Osman Stafa, duke e cilësuar si një akt të ardhur nga “mafiozë qeveritarë” dhe të lidhur me pushtetin.

Berisha theksoi se Stafa, përmes investigimeve të tij mbi Spitalin Onkologjik, ka zbuluar shkelje të rënda dhe praktika që ai i quan “krime kundër njerëzimit”, duke pretenduar se pacientët me sëmundje të rënda janë privuar nga trajtimi dhe ilaçet jetike. Kreu i PD-së e vendosi këtë rast në të njëjtën linjë me incidentin e ndodhur një muaj më parë ndaj gazetarit italian Ranuçi, duke e paraqitur si dëshmi të presionit dhe intimidimeve ndaj medias që heton aferat qeveritare.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

PD denoncon dhe dënon me forcën më të madhe kërcënimin me jetë nga mafiozë qeveritarë apo të lidhur me shtetin, të gazetarit Osman Stafa, i cili ndodhet i pranishëm në këtë sallë.
Kërcënimi i gazetarit Osman Stafa, vjen vetëm një muaj pasi mafia më e rrezikshme e Europës, mafia e Edi Ramës, i vendosi minën gazetarit të njohur italian, Ranuçi, për emisionin e tij kundër mafies shqiptare.
Osman Stafa, me investigimet e tij, ka provuar para shqiptarëve dhe mbarë Europës se regjimi i Edi Ramës në Spitalin Onkologjik ka kryer krime kundër njerëzimit.
Se të sëmurët, me sëmundje neoplazike, janë privuar nga ilaçet jetike në betejën e tyre me sëmundjet.
Se të sëmurët me këto sëmundje, janë privuar nga aparaturat e domosdoshme të diagnozës dhe mjekimit të këtyre sëmundjeve.
Se këto qëndrime, që tejkalojnë çdo imagjinatë, kanë kushtuar me qindra e qindra vite jetë të këtyre të sëmurëve të marrë së bashku.
Edi Rama është kryeministri i parë që pohon publikisht se ilaçet nuk i siguruam sepse të sëmurët me këtë sëmundje ishin shumë.
Nuk ka deklaratë më cinike, më çnjerëzore se sa një deklaratë e tillë.
Të pretendosh se një shtet, që në 12 vite administron 67 miliardë euro buxhete, të deklarojë se nuk ka ilaçe se të sëmurët janë shumë, është absolutisht si të firmosë me dorë dënimin e tyre kapital.
Është papërgjegjshmëri ekstreme dhe krim kundër njerëzimit.
Dhe, duhet të them këtu, se në investigimet e tij, Osman Stafa ka faktuar se në shumë raste kanë qenë vjedhjet dhe abuzimet për interesa mafioze pasurimi, të atyre që kanë plaçkitur, kanë bërë tenderin dhe nuk kanë sjellë një ilaç të vetëm, drejtorë kryesorë të spitalit dhe ministra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco