Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Rama e shkarkoi nga drejtimi i bashkisë, Gjykata Kushtetuese: Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë, do t’i jepet mundësia të flasë

Rama e shkarkoi nga drejtimi i bashkisë, Gjykata Kushtetuese: Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë, do t’i jepet mundësia të flasë

14:15, 28/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Erjon Veliaj ka ripërsëritur dëshirën për të marrë pjesë në seancën publike të datës 31 Tetor 2025 që do zhvillohet në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me kërkesën e tij për anti kushtetutshmërinë e Dekretit të Presidentit Bajram Begaj, i cili caktoi datën 9 Nëntor për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Tiranë.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se në kuadër të kësaj kërkese, Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të që marë të gjitha masat për transportimin dhe sigurinë e personit të paraburgosur, Erion Veliaj.

Prezencën e tij, në sallën e gjyqit e kishin konfirmuar disa ditë më parë dhe avokatët e Veliaj.

Pritet që në 31 Tetor të zhvillohet se një seancë maratonë dhe e ndezur nga debati juridik, ku në sallën e gjyqit do jenë prezent Altin Dumani i thirur si palë e Tretë, avokatët e Presidentit të Republikës, i pandehuri Erjon Veliaj dhe avokatët e tij.

Qëllimi i kësaj séance e kërkuar nga Erjon Veliaj është shpallja e dekretit të presidentit anti kushtetues.

Aktualisht ky dekret është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese dhe pritet që shqyrtimi i tij në themel të bëhet në datën 31 Tetor 2025.

Nëse Gjykata Kushtetuese vendos që dekreti rrëzohet atëherë Erjon Veliaj vijon të jetë me letra kryetar bashkia në detyrë.

Njoftimi:

Në përgjigje të interesit të shprehur nga mediat dhe në kuadër të transparencës dhe shpërndarjes së informacionit publik, më poshtë gjeni informacionin e dhënë nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenet 21, pika 1 dhe 38, pikat 1 dhe 2  të ligjit nr. 8577, të ndryshuar, me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 09.10.2025, ka njoftuar kërkuesin Erion Veliaj për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike në 31.10.2025.

Gjithashtu, ju informojmë se Gjykata Kushtetuese me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 13.10.2025, ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve duke e vënë në dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe marrjen e masave për shoqërimin  e zotit Erion Veliaj në seancën plenare publike në rast se do të shprehej vullneti për marrjen pjesë personalisht në gjykim.

Në vijim, në datën 20.10.2025, pas shprehjes së vullnetit të kërkuesit, Gjykata ka njoftuar edhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me sa më sipër.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco