Lajmi i fundit

EMRI/ Po hidhte mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë

Tallja me Trump, Shtëpia e Bardhë mban në ankth Ramën: Ja si u përgjigj zëdhënësja...

Tallja me Trump, Shtëpia e Bardhë mban në ankth Ramën: Ja si u përgjigj zëdhënësja...

12:54, 04/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

E Pyetur nga gazetari i Top News Xhoi Malësia nëse komentet e Rames janë marrë në kontekst negativ ose ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe, Nënsekretarja e Shtypit ne Shtëpinë e Bardhe, Anna Kelly, dha përgjigje krejtësisht diplomatike, duke i shtuar kështu ankthin Edi Ramës për të kuptuar se si e ka marrë presidenti i SHBA-ve talljen që iu bë nga ai.

“Presidenti Trump ka bërë më shumë për stabilitetin global, se sa çdo lider tjetër në botë!”

Batuta e Ramës në prani të dy lidereve të tjerë u përshkruan si ‘tallëse’ nga disa prej mediumeve më prestigjioze të botes, por pasi e kuptoi skandalin që kishte shkaktuar, Edi Rama u mundua të mbulojë diellin me shoshë duke thënë se ishte vetëm një shaka e vogël mes miqsh, kur u dalluar qartë se presidenti francez nuk i shkoi pas fijes talljes së tij, thjeshtë e fërkoi nga faqet duke nënkuptuar mosdakordësinë me një tallje të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco