Gjatë konferencës “Të bësh ndryshimin, nga influencues në vendimmarrës”, organizuar nga Partia Demokratike, mbajti fjalën e saj edhe Margareta Cederfelt, politikane suedeze e Partisë së Moderuar, Anëtare e Komisionit për Punët e Jashtme, Presidente e OSBE PA 2021-2023 dh eKryetare , Delegacionit Suedez ne IPU.
Ajo u shpreh se është e rëndësishme që gratë dhe të rinjtë të marrin rol aktiv në vendimmarrje dhe theksoi rëndësinë e analizës së proceseve, për të kuptuar se çfarë ka funksionuar, çfarë jo, dhe si mund të përmirësohen përvojat në një fazë të dytë.
Cederfelt solli në vëmendje përvojën suedeze, ku aktualisht mbështeten fuqishëm të rinjtë dhe gratë, veçanërisht në çështje që lidhen me të drejtat për abort, kujdesin shëndetësor, luftën kundër gjymtimit gjenital dhe mbrojtjen nga dhuna seksuale.
Deklarata:
Është e vështirë të them se nga ta nisni, sepse ajo që është e rëndësishme është që të filloni njëherë dhe të shihni se çfarë mund të bëni. Të llogarisni situatën përpara se të nisni, më pas të kuptoni situatën gjatë procesit dhe rezultatin, dhe këtë ta bëni të ditur. Gjithashtu, të bëni një vlerësim të asaj që keni bërë: çfarë nuk shkoi mirë, çfarë shkoi mirë dhe si mund ta çoni këtë përvojë në një fazë të dytë.
Suedia aktualisht po përfaqëson dhe po mbështet youth women, dhe një prej çështjeve që trajtohet është e drejta e grave për abort, kujdesi shëndetësor për trupin e tyre, kundër gjymtimit gjenital dhe për të drejtat e grave kundër përdhunimit. Këto janë ato çështje për të cilat po merremi. Këto janë çështje thelbësore që duan diskutim dhe janë tema që trajtohen në mbarë vendet.
Shqipëria duhet të vendosë vetë se cilat janë çështjet më të rëndësishme që ka. Këtu jeni shumë gra, ka organizata të grave në partinë tuaj, jeni të përfaqësuara në Parlament dhe sigurisht ka shumë çështje që mund t’i trajtoni.
© SYRI.net