Lajmi i fundit

EMRI/ Po hidhte mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë

‘Rama i dha shenjat që më 2015’/ Kaprata: Vetëm në autokraci, ligjet dhe administrata kthehen në armë!

19:00, 03/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për urbanistin Gent Kaprata, nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama flet për lejet në sektorin e ndërtimit. Këtë sipas tij e ka bërë edhe më herët pa u formuar qeveria më 2013, ku në fokus të saj, ishte pikërisht lejet në ndërtim.

I ftuar në emisionin, Syri Digjital në Syri Tv me Bled Markun, Kaprata tha se sot paqs 12 vjetësh, Shqipëria është duke u stabilizuar në një autokraci dhe oligarki, ku paratë publike i përfitojnë bizneset apo një grusht njerëzish të lidhur me ta.

Sipas Kapratas, është tashmë e provuar edhe shkencërisht, se jemi në një oligarki të pastër, aty ku na tregohet se si mund të vendoset autokracia duke kthyer ligjet dhe administratën në armë.

S'e ka për herë të parë që flet për lejet. Pa ardhur në pushtet, Rama bëri dy mbledhje qeverie në Vlorë, më 2013 dhe çështja që trajtoi mishte kjo. Jemi më shumë se 12 vjet mbrapa.

Shqipëria është duke u stabilizuar në një autokraci, oligarki, ku një grusht njerëzish përfitojnë bizneset që origjinalizohen nga paratë publike, veç ekonomisë, edhe vendimmarrjen politike. Një nga fushat ku Rama po e stabilizon autokracinë, është fusha ndërtimore, prishjen e lejimin e ndërtimeve informale. Dikur këto statuse i bëntë kryetari i bashkisë, tani i bën kryeministri.

Kemi hyrë shkencërisht në një oligarki të pastër, autokraci të pastër, ndryshe nga ato fashiste të shekullit të kaluar apo atyre komuniste që u vendosën me dhunë. Tani jemi në një etapë tjetër të autokratizmit, është e trajtuar nga shkenca, se si mund të vendoset autokracia, duke kthyer ligjet dhe administratën në armë.

Ne po shkojmë në autokraci, e kemi thënë që prej 2015 kur pamë shenjat e para të autokracisë, tashmë kemi prova falë Ramës e qytetarëve të durueshëm, që tregojnë se jemi në një autokraci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco