Lajmi i fundit

EMRI/ Po hidhte mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë

VIDEO/ Tallja e Ramës për Trump, Bardh Spahia: Ishte një sjellje prej klouni, bajate

18:50, 03/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së Bardh Spahia i ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ në SYRI TV, ka folur për talljen e Edi Ramës të mbajtur në samitin politik të Europës, në Danimarkë.

Gjatë bisedës me moderatorin Bled Marku, Spahia u shpreh se, ky skandal do të dëmtojë politikën e jashtme të Shqipërisë, ndërsa u shpreh se, amerikanëve nuk u pëlqen të tallen me presidentin e tyre.

‘Dëmi nuk është thjeshtë personal kundër Edi Ramës, por dëmi kryesor dhe më madhor do të jetë në politikën e jashtme, mbështetjen dhe simpatinë që normalisht Shqipëria dhe shqiptarët, gëzojnë edhe tek aleatët e natyrshëm dhe të mëdhenj të saj.

Sigurisht askujt dhe aq më pak amerikanëve nuk u pëlqen tallja me presidentin e tyre, me presidentin e zgjedhur nga ana e tyre dhe besoj se, nuk do të mbesë dhe pa rekursione edhe diplomatike dhe politike.

Një nga personazhet me të afërt me George Soros dhe të birin Aleksis Soros. Prandaj thashë dhe më përpara, nuk ishte një batutë e pamenduar mirë apo rastësore. Atij i fliste subkoshienca në rastin më të mirë, por ishte dhe një tentative për tu tallur me presidentin e Amerikës, liderin e botës së lirë.

Dhe ky është një problem jashtëzakonisht i madh për më tepër nga përfaqëuesi i një vendi si Shqipëria, anëtare e NATO, batuta dhe tallje ndaj liderit kryesor të NATO-s, presidentit të SHBA, Donald Trump.

Ishte një sjellje prej klouni, bajate’, - tha ndër të tjera, Bardh Spahia në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco