Edi Rama po ndan detyrat dhe rolet për fushatën e Tiranës në mbledhjen me dyer të mbyllura që ka nisur te Hotel Tirana.
Por burimet brenda takimit, kanë bërë të ditur për Lapsi-n, se Elisa Spiropali është përjashtuar nga kjo fushatë.
Mësohet se Rama ka vijuar ironinë me Ministren e Jashtme kur tha që ajo do të ‘qëndrojë nëpër botë’.
Spostimi i saj ka të ngjarë të jetë më shumë kërkesë e Belinda Ballukut, e cila ka kohë që nuk e fsheh ‘armiqësinë’ me Spiropalin.
Kujtojmë që Elisa Spiropali ka qenë drejtuese politike në Tiranë në zgjedhjet e fundit, ku mori një rezultat të keq në Kavajë e Kamëz.
Zonë elektorale në Tiranë do të kenë gjithashtu edhe ministra të tjerë, thanë burime nga brenda takimit, si dhe kreu i Kuvendit, Niko Peleshi e kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.
© SYRI.net