Të mësuar nga partia amë me aksione dhe goditje të përqendruara, Edi Rama sërish ka prezantuar gjatë ditës së sotme një tjetër aksion të “madh” të rilindjes.
Është e sigurte që ky operacion del jashtë propagandës rutinë. Tashmë duhet një propagandë më e rafinuar. Edhe pse administrata e tij ka lejuar me mijëra ndërtime pa leje nëpër Shqipëri e shumë prej tyre kanë përfunduar nëpër gjykata apo janë përdorur nga zyrtarë të korruptuar për të marrë ryshfete, sërish Rama nuk ka pikën e paturpësisë dhe thotë po nisim një tjetër iniciativë.
Ashtu qetësisht sikur shteti të mos kishte ekzistuar dhe të mos kishte qenë po ai tashmë në mandatin e 4-t si kryeministër.
Në një konferencë për mediat, prezantoi masat e reja të qeverisë për kontrollin e territorit dhe mbrojtjen e hapësirave publike.
“Duam t’i japim fund njëherë e mirë ndërhyrjeve të paligjshme në të gjithë territorin.
Kjo është një qasje që shtrihet në të gjitha drejtimet dhe do të na japë rezultate të konsiderueshme, pasi krijon kushtet për disiplinimin e mëtejshëm të gjithë procesit të ndërtimeve,” deklaroi Rama.
“Arkitekti kthehet në subjekt të ligjit dhe mban përgjegjësi të plotë. Në rast se i shmanget detyrimeve, është ai që paguan pasojat,” tha kreu i qeverisë.
Po ashtu, do të formalizohet mënyra e njoftimit për institucionet, duke siguruar dokumentim të plotë të çdo faze.
Kontrollet do të ndahen në katër faza të qarta, ndërsa certifikata e përdorimit do të jepet vetëm pas verifikimit përfundimtar.
Një tjetër masë e fortë është vendimi që lidhja e ujit dhe energjisë elektrike të kryhet vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit.
Pra as ujë e as drita nuk do keni. Po si do i bëhet atyre qindra banesave që tashmë janë me njerëz dhe që presin përditë para zyrave të nëpunësve të Ramës që të marrin një përgjigje institucionale për legalizim, njohje pronësie, apo marrje certifikate. Kësaj, kreu i qeverisë nuk i dha asnjë përgjigje. Megjithse për ujin të gjithë janë koshientë që si me certifikatë si pa certifikatë nuk do te kenë.
Edhe ky projket i ri i rilindjes si projektet e tjera do të përfundojë. Disa ditë në media e pastaj ca të nënës e ca të njerkës. Do shpikë ndonjë aksion tjetër që ta mbajë ndezur propagandën në vend sidomos pas kllounllëgjeve që bën në takime ndërkombëtare.
© SYRI.net