Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj ka ironizuar reagimin e kryeministrit Edi Rama, pas talljes që ky i fundit i bëri presidentit amerikanë, Donald Trump, në takimin e Kopenhagenit.
‘Rama është Kryeministri ynë i parë që performon stand-up comedy. Kur audienca janë gratë patronazhiste dibrane, të qeshurat janë të çiltra e shumë të lehta për t’u fituar’, shkruan Beqiraj në Facebook.
Gjithashtu Beqiraj vijon duke theksuar se ‘kur audienca janë liderët europianë, nuk mund të sillesh as si mendjemadh dhe as si klloun. Në rastin e parë bëhesh shumë i ngurtë dhe thyhesh; në të dytin, shumë mendjelehtë dhe tretesh’.
Postimi i plotë:
Duhet ta pranojmë: Rama është Kryeministri ynë i parë që performon stand-up comedy. Një zhanër ky luftarak nga natyra, ku një performues i vetëm i drejtohet audiencës. Ai lufton për vëmendjen e saj, për të qeshurat e tyre.
Kur audienca janë gratë patronazhiste dibrane, të qeshurat janë të çiltra e shumë të lehta për t’u fituar.
Por kur audienca janë liderët europianë, nuk mund të sillesh as si mendjemadh dhe as si klloun. Në rastin e parë bëhesh shumë i ngurtë dhe thyhesh; në të dytin, shumë mendjelehtë dhe tretesh.
Sa keq, kur Perëndia ta jep pushtetin ta ushtrosh vetëm në “qiellin dhe në tokën” e Zeqinës, dhe nuk e kupton që autoriteti yt nuk shtrihet deri “në ferrin” e politikës ndërkombëtare!
© SYRI.net