Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

11:09, 03/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Basir Çollaku

Populli kujton një urtësi: Marrja fle, por i zoti nuk e lë. Rama e di. Atij dhe çetës narcos, amerikanët kryesisht, por jo vetëm, ia kanë prerë biletën. Pa kthim. Udhëtimet tej oqeanit duket se kanë përfunduar për piktorin. Së paku me zyrtarët e administratës.

Po përse kllounoset nëpër Evropë si pordha nëpër brekë?! Me një ngërdheshje e me çoraposje leksikore, do të marrë vëmendje e ndërtojë alibi. Të krijojë përshtypjen se po hakmerren ndaj tij për batutat komike, e jo lidhjet me baronët e drogës.

Po. Është në sekëlldi të pashërueshme. Marrja e medias botërore ndaj lajthitjes së Ramës, duke bërë kripë me fjalë e targetuar presidentin amerikan, është shfaqja e asaj çka KM ka dijeni se është duke i ndodhur. Kujtoi se po fliste për Bajramin në Tiranë. Miliona euro lobim janë vetëm sforcim i inceneratorëve dhe termocentraleve “Tigra” alla Kim-Balluku në Vlorë, për të shtrydhur ca pagesa matanë.

Sapo gjezdisi përrallën e shpërblyer edhe nga Macron me një pëllëmbë qortuese live, vjen një xhevap i thatë e i hidhur amerikan. Një nga këshilltarët e mëparshëm të presidentit amerikan Donald Trump poston në rrjete sociale foton e Edi Ramës dhe Charles McGonigal në zyrën me flutura të KM-së, duke e shoqëruar me pyetjen: “Agjenti ryshfetmarrës u ndëshkua, po ryshfetdhënësi?!?”

Kjo dosje është rikthyer në hetim për histori abuzimesh e shërbimesh ruse e kineze, kundër SHBA-së.

Kthesa e madhe me dekretimin amerikan të organizatave terroriste të karteleve të drogës e bën kryeqeveritarin shqiptar një nga më të kërkuarit. Konkurenti global i Maduros, i pagëzuar edhe në USA si “Ramaduro”, ka hesape ndërkombëtare për të larë me drejtësinë.

Inceneratorët, “Tigrat”, Sinaloa, Ndrangheta, Aruba, Sky-Echochat, Shqiponja e Zezë, miliarda euro të trafikut të kokainës të pastruara janë kapitullimi i pakthyeshëm i Edi Ramës.

Mungesa në sesionin e 80-vjetorit të OKB-së nuk ishte pamundësi, por frikë për befasi.

Po çfarë po gatuan Edi Rama?!

Ai e di se bileta është prerë për largimin e tij. Nuk është më partner i besueshëm për amerikanët dhe disa evropianë seriozë.

Lobimi marramendës për të takuar e darkuar me zv. presidentin amerikan JD Vance apo sekretarin Marko Rubio, në shkurt 2025 në Mynih, dështoi nga ndërhyrja energjike në minutat e fundit e shefes së kabinetit të presidentit, Susie Wiles, teksa një SMS nga Shtëpia e Bardhë thoshte: "Ai është një bufon i Sorosit, qëndroni sa më larg..."

Përpjekja e dytë ishte në një tjetër samit në Evropë, ku merrte pjesë presidenti Trump; kordoni i sigurisë e kishte të qartë kush nuk do të afrohej aty.

Ndonëse KM pak ditë më parë priste vajzën e presidentit Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner, duke ofruar "tepsi" investimesh. Ishte gati të dorëzonte tapinë e Shqipërisë për një foto e dorëdhënie.

Por damkosja ka bojë të rëndë. Kjo ka filluar në 2016, kur në CNN në USA, Rama thoshte se zgjedhja e Trump si president amerikan është një rrezik për botën.

Ai do të bëjë gomarllëqe të tjera leksikore ndaj amerikanëve. Do të ngërdheshet gjithandej. Me të vetmin synim: të ndërtojë një alibi.

Po më heqin si llafazan, e jo si don i Mafias.

Natyrisht kjo përpjekje do të ketë përballë publikime provash e faktesh të lidhjeve direkte e indirekte të Ramës me botën e keqbërësve. Do të jetë tabelë qitjeje.

Kjo mesele nuk mbyllet me brekushe e atlete.

Kontrollo llogaritë në offshore!

Flirtet e pazaret me Soros. Miliardat me kokainën. E shkuara nuk blihet. Nuk mjaftojnë narcopasuritë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco