Gazetari Genc Burimi, nga studioja e njohur “Kafe Shqeto”, komentoi situatën aktuale politike dhe zgjedhore në vend, duke analizuar zhvillimet e fundit dhe ndikimin e ndërkombëtarëve në procesin politik shqiptar.
Ai theksoi se pavarësisht masakrës që pësoi opozita në zgjedhjet e majit të 2024, ajo pritet të hyjë sërish në garë, duke u përballur jo vetëm me sfidat e brendshme politike, por edhe me një presion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar.
Burimi vuri në dukje se ardhja e kandidaturës së mazhorancës pas Velaijt në skenën politike paraqet një pretekst që duhet shfrytëzuar me mençuri nga opozita, për të organizuar një strategji të qartë dhe për të marrë masa parandaluese për çdo manipulim të mundshëm zgjedhor.
Sipas tij, është e domosdoshme që opozita të veprojë logjikisht dhe me integritet, duke zgjedhur kandidatë të pasur me moral dhe larg korrupsionit, në mënyrë që të sfidojë sistemin e kapur dhe dhunën politike të pushtetit aktual.
Genc Burimi:
"Unë i shtoj dhe habinë tjetër që flasim për zgjedhjet e majit të 2023 bashkiakët që u masakruan, flasim për zgejdhjet administrative të 2025, e ti prap do hysh në garë.
Tani që vjen kjo mbrapa Veliajt, për mua është një pretekst shumë i ëmbël që duhet shfrytëzuar e duhet rrokur dhe të bëhet ajo që duhet bërë, logjikisht sipas meje, ku ka dhe mendime të ndryshme, mendimi im është e parakoshme që të hysh në këto zgjedhje të parakohshme, për aq kohë sa nuk i nxjerr ujë të zi zgjedhjeve të fundit që u bënë në raportin e OSBE/ODIHR dhe të merren masa parandaluese.
Kjo që po ndodh me Veliajn është diçka e mirëpritur dhe i jep frymë kësaj opozite: të mos shkojnë në zgjedhje urgjentisht, të krijohet një grup pune me ndërkombëtarët, të përshpejtohet ndikimi i raportit dhe njëherë të merren masa parandaluese me këto gjëra që u panë edhe me bashkiakët e viteve të kaluara dhe të administrativët, dhe të mos rindodhin më.
I tha edhe Putini Zelenskit që do vish në Moskë të negociosh, nuk shkoj në Moskë tha ai, se s’jam i detyruar.
Këta ndërkombëtarët sot që t'i i hedh poshtë, Rama ju nxori ujërat e zi. Ju pushtoi edhe bulevardin dhe ata e ftuan në restorant, si quhet ai?
Këta ndërkombëtarët sot me këto që po ndodhin, e panë atë që ndodhi me dronet në Mynih mbrëmë, po ju zihet koka atyre ndërkombëtarëve. Kujtoni se kanë nge ndërkombëtarët që të dalin sot nëpër lajme: “opozita nuk shkon në zgjedhje me Noriegën?
Një batutë dje e Ramës me Macronin: ajo bëri bujë, kur bëni lajm Diella dhe Vatikani Bektashinj, imagjino çfarë buje do bëjë lajmi do bëjë nëse opozita nuk shkon në zgjedhje".
© SYRI.net