'Institucionet janë të kapura', Cakrani: Opozita përballet me një realitet të pamohueshëm, zgjedhje nën presionin e Ramës

09:14, 03/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokati Kujtim Cakrani nga studioja e emisionit “Kafe Shqeto” ka komentuar situatën politike në vend, duke e cilësuar si një realitet të vështirë dhe të dhunshëm për opozitën.

Ai u shpreh se ndërkombëtarët nuk kanë ndërhyrë në kohën e duhur për të garantuar një proces zgjedhor të drejtë dhe se opozita është përballur me një fakt të pamohueshëm: futja në zgjedhje nën kushtet aktuale të pushtetit të Edi Ramës është një detyrim politik, jo një zgjedhje e lirë.

Cakrani theksoi se vendimi për të firmosur dekretin për zgjedhjet u mor në rrethana të njëanshme nga qeveria, duke e detyruar opozitën të përballet me një realitet të vështirë: ose të hyjë në zgjedhje, ose të shmanget nga procesi, duke rrezikuar një krizë politike të mëtejshme.

Ai vuri në dukje se institucionet e vendit, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, janë të kapura dhe nuk mund të garantojnë një vendimmarrje të paanshme, duke e lënë opozitën të veprojë në një terren të pabarabartë.

"Edhe Gjykata Kushtetuese mund të kishte marrë një vendim, ta jepte atë që duhej ose të thoshte se çfarë do të bënte me dekretin e firmosur nga presidenti për zgjedhjet në Shqipëri e kështu me radhë. Këtu të gjitha institucionet janë në rresht dhe ky është një realitet"- thekson avokati.

 

Kujtim Cakrani:

"Këtu, ndërkombëtarëve as u bëhet vonë fare; por kur them “fare”, fare nuk u bëhet, që opozita do të futet në këto zgjedhje nën dhunën e pushtetit të Edi Ramës dhe padyshim që unë nuk e di se kush janë ata ndërkombëtarë që do të mbështesin opozitën e do t’i thonë: “shiko, do të shtyhen zgjedhjet, sepse nuk janë kushtet, duhet bërë kjo apo jo”.

Ky tashmë është një fakt: data 9 është një fakt dhe askush nuk ka çfarë t’i bëjë kësaj gjëje.

Rama bëri llogaritë e veta dhe detyroi atë ushtarin që kishte në presidencë që të nxirrte dekretin, dhe opozita është përballë një fakti: o do të hyjë në zgjedhje, o nuk do të hyjë.

Nëse nuk do të futet në zgjedhje, ju e dini që do të vazhdojë ajo vetëvrasja politike, kështu që është e detyruar të futet në zgjedhje, pastaj pjesën se çfarë po bën opozita hajde ta diskutojmë.

Por që ta diskutojmë tani se,shiko, nëse ne nuk futemi në zgjedhje sepse ndërkombëtarët duhet të bëjnë atë dhe këtu nuk bën dot asgjë opozita. Në shtetin e Maduros dhe Putinit nuk mund të bëjë asgjë opozita dhe kjo është historia.

Ne jemi përpara një fakti: o do të futemi në zgjedhje, o opozita nuk do të futet dhe këtë gjë nuk e zh'bën dot sepse institucionet në këtë vend janë të kapura.

Edhe Gjykata Kushtetuese mund të kishte marrë një vendim, ta jepte atë që duhej ose të thoshte se çfarë do të bënte me dekretin e firmosur nga presidenti për zgjedhjet në Shqipëri e kështu me radhë. Këtu të gjitha institucionet janë në rresht dhe ky është një realitet.

Prandaj, opozita nuk ka zgjedhje tjetër; ka për detyrë të gjejë një kandidat me integritet, që nuk ka lidhje fare as me tendera, as me korrupsionin e qeverisjes, që të ketë një personalitet dhe të jetë një partiak që të futet në zgjedhje.

Ti nuk ke përballë Manastrilliun si kandidat, ti ke përballë mafian. E të vësh mafias përballë shoqërinë civile, mua kjo më duket një histori nga këto qesharake.

Përballë mafias duhet të vendosen njerëz që e përballojnë dhunën e mafias dhe ky është realiteti sot"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco