I ftuar në një intervistë në edicionin e lajmeve të mesditës, në Syri TV, eksperti gjyqësor Gerti Shella ka ngritur shqetësime mbi procesin zgjedhor vendor dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese në vendimmarrje që, sipas tij, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatet politike, veçanërisht në Bashkinë e Tiranës.
Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese, përballë një pushteti të konsoliduar si ai i mazhorancës, nuk ka fuqinë reale për të balancuar lojën politike, ndërsa shton se avantazhi i “surprizës” mbetet në duart e PS-së.
Gerti Shella: A nuk mendoni se teksa zgjedhjet bëhen në nëntor, apo data e shpalljes mund të jetë 17 nëntor...çlirimi i Tiranës...diku në dhjetor me rastin e krishtlindjeve, Gjykata Kushtetuese e cila ka punuar fort për ta sjellë sa më pranë skadimit të afatit të kësaj çështje, të thotë që pati antikushtetueshmëri dhe pala humbëse thotë ‘Dakord’.
Kjo nuk është një lojë e thjeshtë. Unë do të priresha ta kuptoja edhe mënyrën sesi të gjithë po zgjedhin të jenë të shurdhër, jo të arsyetuar, lakonik, që gjithçka janë siguresa, valvula të garantimit të një fitore pa kushte, pra një fitore e sigurt në Bashkinë e Tiranës.
Thënë të gjitha këto, edhe debati që ka lindur, është debat që synon ose avantazhon mazhorancën sepse ajo ka avantazhin e surprizës.
Gjykata Kushtetuese nuk është këtu një institucion me fuqinë e të cilit mund ti kundërvihet një pushteti i cili është i madh dhe në kontroll i të gjitha niveleve të qeverisjes. Dhe nga ana tjetër ka epërsinë taktike të votës, sepse PS ka shumë vota. Që do të thotë se, mos ndoshta do të ishte më e arsyeshme që vëmendja të hidhej tashmë drejt datës 9 nëntor dhe këto çështje që nuk mund të zgjidhen me instrumentalizimit ose shkokolepjes së parimeve ligjore t’ia lëmë demokracisë vendore që të japë një drejtim me votë. Sepse finalja, drejtësia në kohët moderne është e sofistikuar.
© SYRI.net