Shembja e rrugës Qukës- Qafë Plloçë ka qenë temë debate në Komisionin e Ligjeve kur Tedi Blushi zhvilloi një debat me Zv/ministren e Infrastrukturës, Enkeledaj Muçaj.
“Rrugët e florinjta janë kthyer në gropa të zeza të korrupsionit. Po vidhni popullin më të varfër në rajon me rrugë 10 fish më të shtrenjta se në BE por pa standard”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PL.
Blushi: Një muaj pas inaugurimit u shemb sot rruga e florinjtë, Qukës - Qafë Pllocë. Rrugët e florinjta janë kthyer në gropa të zeza të korrupsionit. Po vidhni popullin më të varfër në rajon me rrugë 10 fish më të shtrenjta se në BE por pa standarde.
Rrugët po shemben nga korrupsioni i përbindshëm. Kush mban përgjegjësi për shembjen e rrugës Qukës-Qafë Pllocë. Taksat po përfundojnë në "rrugë kashte" pa standarde por që gllabërojnë dhjetëra milion euro.
Nuk keni fonde për rritjen e pensioneve dhe pagave sepse doni të vidhni me rrugë të florinjta.
Deputeti I PL ka folur edhe për sistemin hekurudhor.
Blushi: Trenat në Shqipëri sot konkurrojnë për shpejtësi vetëm me biçikletat elektrike.
Jemi të fundit në Evropë për shpejtësinë e trenave, sot kemi hekurudhën e "Gjarprit", Tiranë-Rinas-Durrës.
Ku është treni Tiranë - Durrës? Ose na ftoni si Komision të bëjmë një udhëtim me tren në Durrës ose mbani përgjegjësi penale.
© SYRI.net