Teksa ka shpërndarë një foto të ministrit të ri të Mjedisit Sofjan Jaupaj teksa raportonte sot tek Komisioni i Ligjeve, Jamambër Malltezi ka reaguar me ironi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Malltezi ka përdorur e ka përshkruar atë që ai e cilëson si “bedelin e radhës” të vendosur nga Rama në post ministror:
“Viktimë e fatit qesh edhe unë, me zor ministër vanë e më vunë. Të më pyesnin nuk do pranoja kurrë.”
Ky reagim vjen në vazhdën e akuzave të opozitës për mënyrën se si kryeministri Rama emëron bashkëpunëtorët në poste të rëndësishme shtetërore, duke i cilësuar ata si figura pa peshë dhe pa përgatitje të duhur profesionale.
© SYRI.net