Në Kopenhagen të Danimarkës, udhëheqësit evropianë – përfshirë edhe Shqipërinë po marrin pjesë në samitin e shtatë të Komunitetit Politik Evropian.
Në këtë samit, Shqipëria përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama.
I mësuar me propagandën e tij dhe me mediat që i rrinë në rresht në Tiranë, kreu i qeverisë shqiptare nuk është ndalur në batutat e tij për martesa me kontinentin apo për ëndrra të ndërmjetësimit të luftës në Ukrainë.
Kësaj here ai ka shkuar më larg.
Ja çfarë deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.
“Sa i përket procesit të anëtarësimit, ne nuk po presim, por po vrapojmë. Po vrapojmë shumë shpejt dhe ne do të jemi gati shumë shpejt dhe është në dorë të vendeve të mëdha që të mos presim më, por të na pranojnë sepse ne do të jemi një vlerë e shtuar për BE-në”.“Europa mund të mësojë shumë nga Shqipëria”.
Se çfarë mund të mësojë Evropa nga Shqipëria nuk është shumë e qartë dhe kjo nuk del as në deklaratat e Ramës. Por një gjë është shumë e qartë që Evropa mund të mësojë fare mirë se si një qeveri mund të bashkëpunojë me krimin dhe bandat. Por njëkohësisht Evropa mund të mësojë se si paratë e trafikut të drogës dhe të karteleve të mëdha të transportit të kokainës mund të pastrohen në ndërtim apo në sektorë të tjerë më ndihmën e qeverisë. Pra Evropa ka ç’të mësojë. Se për demokracinë, lirinë e medias, mos kërcënimin e opozitës, votën e lirë etj.... këto tashmë Evropa i ka mësuar nga Shqipëria e tërësisht nga Edi Rama.
Të mos harrojmë se tashmë në çdo takim ndërkombëtar apo takime bilaterale që zhvillon, nxjerr nga xhepo “diellin” me 6 gishta dhe e prezantin si nje risi teknologjike se si të kontrollojë hajdutët e shumtë që ka rreth vetes. Të mos i lërë ata të vjedhin por të vjedhë vetë duke përdorur Diellën si mburojë.
Edhe në Danimarke e tha. Ne kemi Diellën tashmë. Sikur Diella të ishte Dielli.
Ai u shpreh se si një ministre ndryshe është e qartë që do të përballet me kritika, por që deri tani është vërtetuar se gjithçka funksionon. Pra Diella është ndezur.
© SYRI.net