'Hileqari Rama dhe budallai Begaj'/ Vasili ndaj dekretit për zgjedhjet në Tiranë: Degradimi i shtetit deri në 'hiç-shtet' është fakt!

'Hileqari Rama dhe budallai Begaj'/ Vasili ndaj dekretit për zgjedhjet në Tiranë: Degradimi i shtetit deri në 'hiç-shtet' është fakt!

12:36, 02/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar atë si një veprim antikushtetues dhe pjesë të një loje të pistë politike të orkestruar nga kryeministri Rama.

Sipas Vasilit, Rama po nxiton të përfundojë me çdo kusht procesin për shkarkimin e Veliajt, për shkak të llogarive të tij politike, ndërsa për këtë po ushtron presion mbi presidentin Begaj, të cilin e akuzon se po bie pre e manipulimeve dhe po shkel hapur Kushtetutën.

Në vijim, Vasili argumenton se neni 115, pika 2 e Kushtetutës, parashikon vetëm pezullimin e vendimit të qeverisë për shkarkim dhe jo vlerësimin e arsyeve të tij, duke theksuar se çdo ndërhyrje përtej kësaj përbën shkelje të rëndë ligjore.

Postimi i plotë:

Hileqari Rama dhe "budallai" Begaj!

Është shumë e qartë tashmë loja e pisët antikushtetuese me shpalljen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës nga presidenti në detyrë Begaj.

Ramës nuk i pret puna dhe e do të asgjësuar Veliajn, sepse hesapet e tij politike ia kërkojnë me urgjencë këtë.

Gjithë këtë lojë me Veliajn, Rama duhet ta kryejë sa më shpejt, sepse çdo ditë dhe javë ia prish llogaritë që ka bërë.

Por shpejtësia do të thotë shkelje e Kushtetutës.

Në këtë moment, Rama i bën presion Begajt dhe “budallai” i dobishëm dekreton.

Dekreton Begaj, dhe idiotët që e rrethojnë ia fusin sa krahu dhe e bindin sikur gjoja dekreti është i argumentuar ligjërisht, ndërkohë që shkeljen e çmendur të Kushtetutës e kupton edhe një fëmijë.

Neni 115, pika 2 e Kushtetutës, është asgjësues dhe flet vetëm për pezullim të VKM-së për shkarkimin dhe nuk flet për arsyet e shkarkimit.

Pra, thënë thjesht: shkarkimi mund të ndodhë për çdo arsye dhe Kushtetuta lejon ankimin brenda 15 ditësh në Gjykatën Kushtetuese, që pasohet me pezullimin automatik të VKM-së.

Fundi i muhabetit!

Hileqari Rama është në rregull dhe i ka çuar një kërkesë, ndërsa “budallai” Begaj shkel Kushtetutën dhe dekreton.

Tani përballë ligjit dhe opinionit është Begaj dhe jo Rama.

Si gjithmonë, bile edhe në qeveri, Rama sa herë që ka hall, vë zëvendëskryeministrat apo ministrat të firmosin, dhe pastaj ua fut atyre dhe shkojnë ata në SPAK.

Po këtë lojë të pisët bën edhe tani dhe ia futi Begajt.

Sepse sapo kjo çështje të hetohet, do të thotë: “Nuk e imponova unë presidentin të shkelë Kushtetutën, se unë nuk marr vesh nga këto.”

Pra, degradimi i shtetit deri në hiç-shtet është fakt, dhe banditizmi ligjor drejton shtetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco