Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka pritur pasditen e sotme në një takim kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi, në kuadër të takimeve që opozita po zhvillon me aleatët për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet.
Takimi ka pasur si qëllim të diskutojë mundësitë e formimit të një koalicioni që do të mbështesë kandidatin e përbashkët të opozitës.
Idrizi mësohet se ka shprehur mbështetjen e tij për përpjekjet e Partisë Demokratike për zgjerimin e koalicionit opozitar dhe harmonizimin e qëndrimeve për zgjedhjet e parakohshme.
Gjatë ditëve të fundit, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti kanë zhvilluar takime me përfaqësues të partive opozitare për të arritur konsensus për një emër të përbashkët që do të mbështetet në zgjedhjet e parakohshme bashkiake në Tiranë.
© SYRI.net