Balliu: Më shumë opozitë ndaj Ramës bën Diella sesa Bajrami, Presidenca një kukull qesharake në duart e narko-kryeministrit

Balliu: Më shumë opozitë ndaj Ramës bën Diella sesa Bajrami, Presidenca një kukull qesharake në duart e narko-kryeministrit

18:47, 01/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një reagim në rrjetet sociale, Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj Presidentit Bajram Begaj, duke e cilësuar atë një figurë pa integritet institucional dhe tërësisht të komanduar nga Edi Rama. Sipas Balliut, vendi ka mbetur de facto pa President, ndërsa ironikisht thekson se “më shumë opozitë ndaj Ramës bën Diella sesa Bajrami”.

Deputeti shprehet se ka qenë një nder të shërbente në atë institucion në të shkuarën, kur Presidenca kishte dinjitet dhe funksiononte si një nga shtyllat e shtetit. Sot, sipas tij, nuk ka më as frymë institucionale dhe as krenari për të qenë pjesë e Presidencës, pasi ky institucion është katandisur në një “kukull të bindur në duart e narko-kryeministrit Rama”.

Postimi:

Më shumë opozitë ndaj Edi Ramës bën Diella, sesa Bajrami.
Ky realitet i trishtë është dëshmi e qartë se vendi, de facto, ka mbetur pa President.

Kam pasur nderin dhe privilegjin të shërbej në Institucionin e Presidencës gjatë mandatit të Presidentit Nishani. Edhe pse atëherë ishim nën sulme të pandërprera nga qeveria, ndiheshim të frymëzuar dhe krenarë që i shërbenim një institucioni themelor të shtetit shqiptar. Sot, për fat të keq, askush që punon aty nuk mund të ndiejë të njëjtën krenari, sepse Presidenti është katandisur në një figurë qesharake, një kukull të bindur në duart e narko-kryeministrit Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco