Dekreti i Begajt/ Kaso: Asnjë organ s’e thotë fjalën e fundit për shkarkimin e një organi kushtetues, veç GJK!

18:48, 01/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për deputetin demokrat, Ivi Kaso, asnjë organ apo institucion nuk mund të thotë fjalën e fundit, lidhur me shkarkimin e një organi kushtetues, siç është Bashkia, përpos Gjykatës Kushtetuese.

I ftuar në emisionin Task Force, Kaso tha se Neni 115 i Kushtetutës e qartëson saktë, rastet kur shkarkohen ose jo, organet e tjera kushtetues.

Sipas Kasos, është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të shprehet në rastin e shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, sa kohë që ky i fundit e ka ankimuar vendimin  Këshillit Bashkiak.

Ligjvënësi demokrat, deri në marrjen në shqyrtim të ankimit, Vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Veliajt apo edhe dekreti i Presidentit, janë automatikisht të pezulluar.

Ka shumë zëra që kanë artikuluar sot, të cilët shprehen njëzëri se dekreti është puç kushtetues, precedent i rrezikshëm.

VKM,  merr tagrin dhe i përfundon mandatin një të zgjedhuri vendor, shkelet Kushtetuta e ligji dhe ndërhyhet te kontrolli i rreptë i GJK për organet kushtetuese, e cila bën garantin e parashikimit kushtetues për të ushtruar me korrektësi tagrat e veta.

Nëse ky organ e ndjen se është cenuar me ose pa të drejtë i drejtohet GJK, që këtë vendim ta kontrollojë kjo gjykatë, atëherë akti pezullohet vetëm me faktin e depozitimit të ankesës.

I zgjedhuri vendor, ish kryetari i shkarkuar ju drejtua GJK, kjo e fundit njoftoi se pranimi i ankimit është hedhur në short dhe është zgjedhur edhe gjyqtarja relatore, dhe ky njoftim për median është i barabartë me njoftimin publik që u bëhet institucioneve të tjera.

Automatikisht pezullohet VKM  për shkarimin e organit tjetër. Kur e kemi të pezulluar VKM, s’mund të dekretosh datë zgjedhjesh, pasi GJK ka fjalën e fundit, i duhet lënë koha pë rta shqyrtuar. Asnjë organ tjetër s’e thotë fjalën e fundit për shkarkimin e një organi kushtetues, veç Gjykatës Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco