Presidenti Bajram Begaj ka vendosur të shpallë datën e zgjedhjeve pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi ankimimin e kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Në dekretin e tij, ai ka interpretuar se juridiksioni për shqyrtimin e ankimimit i takon Gjykatës Administrative, jo Kushtetueses.
Dekreti ka shkaktuar reagime të shumta të cilët e cilësojnë veprimin si ‘puç kushtetues’ dhe ‘shkelje flagrante të kompetencave’.
Sipas analistit, Ilir Kalemaj, presidenti nuk ka të drejtë të interpretojë juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, e cila është institucioni i vetëm që mund të vendosë mbi çështje të natyrës kushtetuese.
Reagimi i Ilir Kalemaj:
Bakja domethënë bëri edhe interpretim kushtetues për të justifikuar dekretimin e zgjedhjeve (në afatin më të hershëm të mundshëm) që e ka për tagër eksluziv Gjykata Kushtetuese pas ankimimit për këtë interpretim nga kryetari i shkarkuar.
Puc kushtetues, lajthitje në objekt, servilizëm i tepruar apo të gjitha sëbashku
Le të shprehen juristët dhe konstitucionalistët
© SYRI.net