SYRI TV/ Berisha në Asamblenë PPE në Strasburg: Qeveria e lidhur me kartelet e drogës

16:24, 01/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalë në grupin e Pative Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg. Kryedemokrati deklaroi se rreziku më i madh për shqiptarët është droga dhe shndërrimi i vendit në një shtet narkotik. Berisha denoncoi lidhjet e qeverisë me kartelet e drogës, duke sjellë në vëmendje takimin e Arubës dhe pastrimin e parave të drogës në sektorin e ndërtimit. Lideri i opozitës solli në vëmendje edhe kërcënimet ndaj mediave, shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama si dhe asgjësimin e parlamentit me votimin e kabinetit qeveritar dhe programit pa iu nënshtruar debatit në Kuvend.

Lideri i opozitës Sali Berisha mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg. Në fjalën e tij para grupit të PPE, krydemokrati deklaroi se rreziku më i madh ekzistencial për shqiptarët është droga dhe shndërrimi i vendit në një shtet narkotik. Berisha u ndal tek takimi i zyrtarëve qeveritarë Aruba, të faktuar nga interceptimet e Antimafias italiane

Berisha përcolli në Strasburg edhe shqetësimin për shkeljen e Kushtetutës dhe Rregullores në jetën parlamentare në Shqipëri, duke sjellë në vëmendje sesi mazhoranca miratoi në vetëm 5 minuta programin qeverisës, pa debat politik.

Kryetari i PD,  deklaroi se qeveria ka ngritur një sistem përgjimi dhe censure, ndërsa  akuzoi kryeministrin Rama, se sillet si “emir” që shkarkon kryebashkiakë sipas dëshirës, duke eliminuar autonominë vendore.

Berisha u ndal edhe te bllokimi i sinjalit dhe rrethimit me policë e forca të ushtrisë, së medias News 24

Berisha i cilësoi këto zhvillime si jo pozitive për vendin, ndërsa theksoi se PD dhe opozita do të bëjë më të mirën për të denoncuar shkeljet ligjore dhe shtetit narkotik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco