Pastrimi i parave të pista në kulla dhe ndërtime/ Muço: Thirrja për të blerë apartamente është një spekulim...

15:48, 01/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në Intervistën e edicionit të mesditës në Syri tv ka qenë Klodian Muço ekonomist, drejtues i departamentit për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike.

Në bisedë me moderatorin Edvin Parruca ai ka komentuar problemin e madh të ndërtimeve në Shqipëri që dyshohet gjerësisht si një proces i pastrimit të madh të parave të pista.

Edvin Parruca: Ndërtohet, ndoshta shumë më tepër që është nevoja, që njerëzit largohen, dhe çmimet e apartamenteve rriten me ritme të pashpjegueshme, nga tregu po i po. Por çfarë është ky fenomen?

Klodian Muço: Ka disa arsye ne fakt. Arsyet ligjore, ekonomike dhe arsyet e tjera.

Ta marrim nga arsyet ekonomike. Ajo që ndodh në Shqipëri është se, shqiptarët e konsiderojnë investimin në sektorin imobiliar si të vetmen mundësi për të investuar. Kjo ka të bëjë edhe me njohuritë financiare që kanë qytetarët në Shqipëri.

Të kalojmë tek aspektet ligjore. Është fakti sot në Shqipëri që sektori i ndërtimit jap shumë mundësi për të pastruar paratë, në sensin që diferenca e madhe që ekziston ndërmjet çmimeve të referencës dhe çmimeve reale, bën të mundur që çdo individ që ka para të padeklaruara fituar këto në forma të ndryshme, ti futi në sektorin e ndërtimit. Të tipit, që ti fillon një ndërtim. Të shpjegoj skemën sepse ka disa raste që mund të bësh blerjen e një toke më një çmim fillestar shumë qesharak për të marrë 40 për qind apo 50 për qind pastaj të pronës së ndërtuar, por që edhe një qytetar i thjeshtë pa e komplikuar shumë jetën, blen një shtëpi në gropë, duke e paguar. Siç ndodh rëndom në Shqipëri, paguan vetëm çmimin e referencës. Pra një nivel që është relativisht shumë i ulët me çmimin real dhe mbas pak muajsh mund ta rishesë këtë pronë me çmimin e tregut. Praktikisht brenda pak muajsh nga 100 mijë euro të deklaruara mund ti bësh 200 apo 250 mijë euro. Dhe që automatikisht ka futur në sistemin bankar 100 apo 150 mijë euro më tepër, kështu që kjo mënyrë, për të pastruar paratë ka bërë që ky sektor të shihet me shumë interes nga të gjithë ata që kanë para të gjeneruara nga evazioni, nga korrupsioni, nga ekonomia kriminale etj.

Kalojmë tek faktorët e tjerë. Faktorët e spekulimit. Deklaratat e fundit, qofshin këto edhe nga pushtetarë nga individë të caktuar që punojnë në administratën publike, ku deklarata më e fundit ishte e vetë kryeministrit. Apo edhe gazetarë të famshëm. Shikojmë që po i japin një stimul, që duhet të blejnë, duhet të blejnë. Kanë një influencë tek njerëzit. Shqipëria, kemi të paktën 20 vjet që themi do të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, por duket se Bashkimi Evropian, tani qenka afër. Po të kemi parasysh që edhe vendet e tjera që janë bërë pjesë, vërtet ka patur një rritje të çmimeve por kurrsesi nuk mund të ndodhë në realitetin shqiptar, duke marrë parasysh që 94 për qind e shqiptarëve disponojnë një pronë, tashmë. Pronën ku jetojnë, kjo nxitje nga personazhet që kanë influencë në publik, që blini një pronë, është një spekulim. Ideja është që stimulojmë njerëzit që të blejnë. E kemi përjetuar këtë ndoshta në skemën piramidale. Ideja që ti vetëm fut paratë dhe këto para të shumëfishohen, automatikisht bën që të nxiten njerëzit që të blejnë prona. Të gjithë kanë idenë që po e bleva një pronë në Tiranë pas kaq kohe kësaj vlera do ti rritet dhe do të fitojë shumë para. Kjo është aspekti i spekulimit. Sigurisht që të gjithë duhet të jenë koshientë që në fakt çmimet nuk mund të rriten në infinit. Por Shqipëria me gjithë bukuritë natyrore që ka nuk do të bëhet kurrë si Roma, Milano apo Parisi. Sado që të rritet vlera, ajo kurrsesi nuk do të arrijë vlerën e këtyre qyteteve. Kështu që në këtë rast duhet bërë kujdes, edhe spekulimi ka një limit...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco