Deputeti i PD, Klevis Balliu, në një postim në Facebook shkruan se situata në vend është dramatike, ndërsa krimi i organizuar dhe kartelët janë bërë ortakë me politikën, duke cenuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.
Ai shton se Departamenti Amerikan i Shtetit ka certifikuar tashmë ekzistencën e një skeme kriminale të pastrimit të parave të kartelëve përmes bashkëpunimit të tyre me qeverinë, një realitet që rrezikon jo vetëm stabilitetin, por edhe interesin e qytetarëve.
Balliu thekson se Partia Demokratike nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtij fenomeni dhe se anëtarët e saj në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes do të demaskojnë publikisht këto lidhje.
Qëllimi është të veprohet në mbrojtje të interesit kombëtar, duke ekspozuar korrupsionin dhe lidhjet e errëta mes politikës dhe krimit të organizuar, dhe duke kërkuar përgjegjësi të menjëhershme nga autoritetet.
Postimi i plotë:
Situata dramatike në vend, ku krimi i organizuar dhe kartelët janë bërë ortakë me politikën, ka arritur të cenojë drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka certifikuar tashmë ekzistencën e një skeme kriminale të pastrimit të parave të kartelëve, përmes bashkëpunimit të tyre me qeverinë.
Përballë kësaj gjendjeje alarmante, anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes do të demaskojnë publikisht këto lidhje, duke vepruar në mbrojtje të interesit kombëtar.
© SYRI.net