Është mbajtur këtë të hënë, Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë, ku po diskutohet për mundësi të reja, teknologjike.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij të mbajtur në këtë aktivitet tha se fokusi kryesor për “Shqipërinë 2030” është novacioni.
Kryeministri nënvizoi se Shqipëria ka treguar se është një komb që guxon, duke theksuar se nëpërmjet “Diellës” do të bëjnë të mundur që tenderat publik, të jenë transparent dhe me integritet si asnjëherë më parë.
Duke e konsidruar si një arritje, talljen që u bën shqiptarëve me “Diellën”, Rama flet si në kohën e diktaturës. “Besoj që gjendemi në një akt të ri për Shqipërinë. Si një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë”
Ashtu siç ishim ne ballë të komunizmit e ku njerëzit vriteshin vetëm se shkruanin poezi, tani terrori i propagandës i ka zënë sytë dhe kujton se ka bërë shpikjen e “rrotës”.
Asnjë garanci nuk ka se një investim i tillë teknologjik që në fund të fundit drejtohet nga njeri nuk do të ketë pasoja negative. Të vetëmen gjë për të cilnë Rama është i lumtur, është që pasi të jenë vjedhur dhe grabitur paratë e shqiptarëve fajtore do të jete “Diella” dhe vendimet e saj. Askush tjetër. Ky është projekti i Ramës. Sepse nëse ai do të donte me të vertetë të kishte transparence me tendera e të luftonte korrupsion, thjesht të mos i zgjidhte hajdutë bashkëpunëtorët e të punonte ndryshe e duke lënë drejtësinë të veprojë.
Pra ata që i “hanë” dardha nga pas pa e ditur ky, nuk ka asnjë garanci se do ti zbulojë Diella. Do të jetë sërish ai që shtyp butonat pas imazhit që do të bëjë përzgjedhjet. Por kësaj here siç duket ai ka ndërmend që ti vjedhë vetë të gjitha e të mos i lerë ushtarët e tij ti hanë dardhat. Duke sikur shteti është privat në duart e tij dhe të oligarkëve të tij here me kartele nga pas e here me trafikantë përpara. Dhe më e rënda është se ka që besojnë se Diella është “Mesia”.
© SYRI.net