Zhupa kundër kufizimeve për gazetarët: Është një masë represive, bën regres në standardet e BE. Do ta kundërshtojmë!

10:14, 18/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Parlamenti, deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj kufizimeve të reja që pritet të vendosen ndaj gazetarëve, duke i cilësuar ato si masa represive dhe të papranueshme që cenojnë transparencën dhe standardet evropiane. Ajo paralajmëroi se ndalimi i mediave për të filmuar nga lozhat apo për të intervistuar deputetët në oborrin e Kuvendit është një hap që synon mbylljen e informacionit dhe intimidimin e gazetarëve.

Ina Zhupa: Ka detyrimin e transparencës dhe të drejtën e qytetarëve për tu informuar, ashtu si të drejtën tuaj për të transmetuar për gjithçka ndodhet këtu. Kufizimi që mendohet për të mos ju lejuar në lozhat e Kuvendit për të filmuar dhe për të mos ju lejuar në oborrin e Kuvendit që të pyesni dhe ti drejtoheni deputetëve, është një masë e papranueshme, është një masë represive, është një masë e cila na bën regres në standardet e Bashkimit Evropian.

Ja u kujtoj të gjithëve që Parlamenti Evropian është i haur për gazetarët. Në PE, gazetarët kanë vendet e tyre dhe në korridoret e parlamentit  për të intervistuar, marrin pjesë në seancat plenare, marrin pjesë në komisionet e PE dhe sigurisht është një nga kriteret kryesorë të klasterit të parë që diskuton Shqipëria për procesin e negociatave.

Kjo urrejtje ndaj gazetarëve dhe ky intimidim është thjesht sepse këtu duhet të instalohet një Republikë Censure, një republikë e cila ti mbajë të mbyllur çdo informacion. Ju e dini shumë mirë që çdo informacion është arma më e rëndë kundër pushtetarëve që keqqeverisin dhe duan të ndërtojnë diktaturën. E keni parasysh librin ‘Fire Night 551’, ku zjarrëfikësit nuk shuanin zjarre por digjnin libra. Edhe ky Kuvend tani nuk bën ligj për të zgjeruar të drejtat tuaja dhe të drejtat e qytetarëve, por merr vendime sesi të mos bëni transparent dhe standardet e një parlamenti të hapur.

Ndaj ne do ta kundërshtojmë. Është në vazhdën e të gjithë aksioneve që është bërë kundër gazetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco