SYRI TV/ Rama kabinet të ri me fytyrë të vjetër - Rikonfirmon ministrat e 12 viteve

16:53, 11/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar, duke rikonfirmuar fytyrën e 12 viteve qeverisje. Në qeveri ka barë rokadë ministrash duke rikonfirmuar Belinda Ballukun si numrin 2 dhe një sërë ministrash të tjerë me llogari të hapura me SPAK. Në vend të Elisa Spiropalit në krye të parlamentit është emëruar Niko Peleshi, ndërsa taulant Balla është rehabilituar sërish në krye të grupit parlamentar.

Syri TV

Në mandatin e katërt, dhe në një fjalim kur fliste për surpriza dhe risi, kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar qeverinë me personazhet e 12 viteve të pushtetit të tij, bashkëpunëtorë që prej drejtimit të Bashkisë së Tiranës, dhe me disa emra jo politik port ë njohur për miqësitë familjare me Edi Ramën dhe të afërmit e tij. Sot Edi Rama rikonfirmoi Belinda Ballukun si zëvendëse të tij dhe Ministre të Infrastrukturës dhe Energjetikës. Ndërkaq kryeparlamentarja Elisa Spiropali u emërua në Ministrinë e Jashtme. Albana Koçiu nga Ministria e Shëndetësisë u emërua Ministre e Brendshme, por sipas porosisë së Ramës, nuk do të merret me policinë por me punët e tjera të brendshme. Blendi Gonxhe është rikonfirmuar si pjesë e kabinetit për të drejtuar ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ndërsa në vend të tij tek Ekonomia është emëruar Delina Ibrahimaj. Tek Financiat, përtej kritikave të Erion Braçes u rikonfirmua Petrit Malaj. Pas përllogaritjes në rritje, të rënies së numrit të turistëve, Mirela Kumbaro është emëruar Ministre e Arsimit. Pirro Vengu u rikonfirmua në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe Majlinda Dhuka si ministre e Shtetit së bashku me Adea Pirdenin si ministre Shtetit për Antikorrupsionin. Emra të rinj të postin e ministrit por jo të kabinetit qeverisës ishin edhe Besfort Lamallari tek drejtësia, apo Ervin Demo që u rikthye në qeveri si ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin. Andis Salla, kryebashkiaku i Cerrikut është një tjetër bashkpunëtor i Edi Ramës që u përfshi në kabinet, si ministër i Bujqësisë, ndërsa Sofjan jaupaj nga zëvendës ministër u emërua Ministër i Mjedisit. Nga jashtë Kryeministri Rama përfshiu në qeveri, Evis Salla, një mjeke me profesion, e njohur për miqësinë me kryeministrin. Ndërsa i gjithë kabineti, parakaloi në SPAK për aferat korruptive, kryeministri duket se në mandatin e katërt e kishte edhe një zgjidhje për këtë. Tashmë faji do ti lihet Inteligjencës Artificiale, që kryeministri njoftoi se e emëroi Ministre.

Niko Peleshi do të jetë kryeparlamenatri i ri, ndërsa Taulant Balla është rikthyer sërish në drejtimin e grupit parlamentar.

Bashkë me emrat që do të drejtojnë Kuvendin e Ri, kryeministri Rama njoftoi edhe ndryshimin e ligjit dhe rregullores së Kuvendit, duke nisur nga numri i deputetëve, ndryshimin e Komisioneve, apo edhe të reformave që duhen ndërmarrë në këtë legjislaturë. Bashkë me reformimin institucional, Edi Rama njoftoi edhe se do ti vërë ruspën godinës ekzistuese të Kuvendit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco