Durrësi gjatë gjithë paradites së kësaj të enjte ka qene në pushtetin e ujit. Reshjet e dendura kanë përmbytur banesa, tregun si dhe konviktin, ndërkohë që bashkia nuk ka marrë asnjë masë për largimin e ujit nga shtëpitë dhe akset kryesore te vendit. Pusetat e bllokuara, kanalet dhe mosfunksionimi i hidrovorit kanë qenë shkaqet e përmbytjes se Durrësit. Ndërkohë që banorët bëjnë apel për ndihmë nga shteti, teka një 44 vjeçar ka gjetur vdekjen pas kontaktit me ujin dhe shtyllën elektrike.
Syri TV
Durrësi është zgjuar i mbuluar me ujë. Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur akset kryesore te qytetit, por nuk ka kursyer as banesat, konviktet e nxënësve si dhe tregun.
Deri në orët e mesditës, uji ka qëndruar në banesat e qytetareve ne lagjen numër 16, 17, afër burgut, tregu dhe ish këneta, por edhe në akset kryesore pasi bashkia e Durrësit nuk ka marrë asnjë masë, për largimin e ujit, apo edhe pastrimin e kanaleve, pusetave apo vendosjen ne punë të hidrovorit. Dhe madje mosfunksionimi i kësaj te fundit sipas burimeve ka qenë shkaku i përmbytjes në qytetin bregdetar, ku familjet qëndrojnë me orë të tëra nën pushtetin e ujit.
Banorët rrëfejnë se si janë gjetur te përmbytur nga uji duke bërë demet që janë shkaktuar ne banesat e tyre duke apeluar për ndihmë qeverisë dhe pushtetit vendor që të marrë masa. Madje ata pendohen që ja dhanë votat PS, duke theksuar se tani do ta durojnë këtë situatë.
Reshjet kanë krijuar probleme në shumë akse rrugore, përfshirë dhe nënkalimin te Veliera në lagjen nr. 1 të Durrësit pranë portit. Nënkalimi është bllokuar nga reshjet dhe policia ka ndaluar qarkullimin në të dy kahet e lëvizjes.
Ndërsa shënohet edhe viktima e parë. Një 44-vjeçar ka vdekur mëngjesin e së enjtes në Durrës, pas kontaktit me ujin dhe kabllot elektrike. Mësohet se viktima është Fatbardh Kaloshi, baba i 3 fëmijëve. Biznese pranë zonës shprehen jashtë kamerave se prej një jave kanë raportuar rrezikun që mbarte shtylla e dëmtuar, por askush nuk është kujdesur për të. Ndërsa këtë mëngjes i ka marrë jetën babait, i cili teksa e ka prekur ka rënë në kontakt me korentin dhe ka gjetur vdekjen.
© SYRI.net