Rama e shkarkoi/ Veliaj bën lëvizjen e radhës, kërkon revokimin e ‘arrestit në burg’ në Gjykatën e Lartë

Rama e shkarkoi/ Veliaj bën lëvizjen e radhës, kërkon revokimin e ‘arrestit në burg’ në Gjykatën e Lartë

15:45, 11/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, në burg që prej shkurtit të këtij viti, ka  bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë.

Rekursi vjen dy muaj pas vendimit të po kësaj gjykatë, e cila rrëzoi kërkesën e Veliajt për revokim të masës së sigurisë ‘arrest në burg’, nën të cilën ndodhet prej 10 shkurtit.

Erion Veliaj i është drejtuar me një tjetër rekurs kësaj Gjykate. Rekursi është regjistruar më 10 shtator 2025 dhe ndodhet në proces shqyrtimi, ku në vijim do të caktohet edhe trupa dhe data e shpalljes së vendimit.

Lexo edhe: Zgjedhje të parakohshme në Tiranë/ Rama zyrtarizon largimin e Veliajt: Manastirliu, kandidatja e PS

Këtë të enjte nga Asambleja e PS, Kryeministri Edi Rama shkarkoi kryebashkiakun e arretstuar Erion Veliaj, për t’i hapur rrugën kandidates së re të PS, Ogerta Manastirliu për të marrë drejtimin e Bashkisë më të madhe të vendit, Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco