Është zhvilluar gjatë ditës së sotme mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, propozoi Gazment Bardhin si kreun e Grupit dhe pas votimit ai u konfirmua në detyrë .
Nënkryetar të Grupit u zgjodhën Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti.
Sekretare e Grupit Parlamentar, Elda Hoti
Ndërsa zëdhënëse e Grupit të PD do të jetë Ledina Aliolli.
Gjatë votimit në mbledhjen e Grupit Parlamentar Bujar Leskaj ka votuar kundër zgjedhjes së Gazment Bardhit si kreu i Grupit parlamentar demokrat.
Pas takimit ai deklaroi se “isha kundër kryetarit të grupit parlamentar. Mendoj se Doktor Berisha ka gabuar në këtë rast”, tha Leskaj
I pyetur nëse kjo është ndarje me PD, Leskaj u përgjigj Pse do ndahem? Jam deputet i Partisë Demokratike”.
© SYRI.net