Partia Demokatike rikonfirmoi Gazment Bardhin kryetar të grupit parlamentar.
Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti emërohen zv/kryetar të grupit parlamentar demokrat.
Sekretare e grupit do të jetë Elda Hoti.
Zëdhënëse të grupit parlamentar, Berisha emëroi Lediana Aliollin.
Ndërsa nënkryetari i Kuvendit mbetet Agron Gjekmarkaj.
“Kam bindjen se ky grup me mbështetjen që do i bëjë Bardhit, do të njohë një performancë të re gjatë kohërave që vijnë. Për nënkryetar të grupit, Këlliçin dhe Alizotin. Nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj”, tha Berisha.
© SYRI.net