Kontrollohen me kollaj!? Po përfaqësuesit e krimit? - Rama: Do të ulet numri i deputetëve

Kontrollohen me kollaj!? Po përfaqësuesit e krimit? - Rama: Do të ulet numri i deputetëve

12:12, 11/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Perveçëse paralajmëroi shkatërrimin e godinës së Kuvendit, Rama gjatë fjalës së tij në Asmblenë e PS ka hedhur idenë e uljes së numrit të deputetëve.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar reformim të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë fjalës në Asamblenë e PS-së, Rama u shpreh se do të ulet numri i deputetëve në Parlament në më pak se 101 ligjvënës.

“Pas 10 legjislaturave dhe 1136 njerëzve të zgjedhur deputetë në vitet e jetës demokratike, e para gjë, si rrallë gjë që gjen dakord çdo shqiptar është tepria e numrit të deputetëve” – deklaroi Rama.

Siç duket për Ramën ulja e numrit të lartë të deputetëve do të thotë ulje e numrit të atyre që mund ti dalin kundër pra atyre që ai i fut në kuvend e që rrezikojnë ti dalin nga reshti.

Nga eksperienca e këtyre 12 viteve kemi parë që Rama ka futur në kuvend njerëz me precedentë penale, të hetuar nga SPAK dhe më shumë se askush tjetër bandat dhe grupet kriminale kane patur në çdo legjislaturë grupin e tyre të deputetëve me lejen dhe miratimin e Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco