Në fjalimin e Ramës gjatë Asamblesë se partisë së tij ra në sy përveç presionit ndaj drejtësisë edhe ideja e “bërjes” me shtepi të Parlamentit shqiptar.
“Kuvendi miraton ligje për të gjithë, por nuk e ka ligjin e vet, nuk ka pavarësi financiare, status për deputetët. Madje është pa shtëpi, nuk ka një shtëpi. Ligji organik për Kuvendin duhet të jetë objektiv”, tha kreu i rilindjes.
Por nese e shikon me qetesi deklaratën e tij shikon se Rama ka një shqetësim shumë të madh që Parlamenti është pa shtëpi. A është ky një paralajmërim që do të shembë edhe godinën e sotme të Kuvendit Shqiptar dhe në vend të kësaj godine historike të ndërtojë sërish kulla.
Pra a do të këtë fatin e Teatrit Kombëtar edhe salla e Kuvendit ashtu siç janë shembur, djegur shkatërruar pothuajse te gjithë këndet që kishin pak histori ne këtë qytet.
Por është e faktuar se kjo nuk e shqetëson Edi Ramën. Dhe sinjalet e goditjeve gjithmonë i ka dhënë në mes rreshtave ne fjalimet e tij të cilat janë edhe udhëzime për strukturat e rilindjes për të nisur aksionin që sa më shpejt të prodhohet një ide ku do të transferohet parlamenti e në vend të këtij të vjetrit të ndërtohet një apo disa kulla. Do ta bëjë edhe parlamentin si stadiumet me kulla.
© SYRI.net