Deputeti i PD/ Çelaj: Shkolla e Cërrnicës në Tropojë është në gjendje skandaloze

Deputeti i PD/ Çelaj: Shkolla e Cërrnicës në Tropojë është në gjendje skandaloze

11:21, 11/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike për Tropojën Isuf Çelaj ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook për gjendjen skandaloze në të cilën gjendet shkolla 9 - vjeçare në Fshatin Cerrnicë.

Reagimi i plotë:

Kjo është gjendja skandaloze, si në mesjetë, e shkollës 9 vjeçare në Fshatin Cerrnicë, Njësia Administrative Llugaj. Ky fshat nuk është në ndonjë zonë të thellë të Tropojës, por vetëm 2-3 km larg qytetit ku ndodhet edhe godina e Bashkisë, pasi Drejtorinë Arsimore, regjimi i rilindjes, banorëve të Tropojës ua ka transferuar në Lezhë, si të gjitha shërbimet e tjera.

Në këtë shkollë, e cila, siç edhe shifet nga pamjet, është jasht çdo standarti elementar për të zhvilluar mësim, prandaj prindërit shprehen se u kanë thënë nxënësve që të bojkotojnë pjesëmarrjen në mesim dhe ata e kanë bojkotuar.

Banjot janë pa ujë si dhe pa energji elektrike, pra në kushte të tmerrshme.

Problematike për nxënësit mbetet edhe mungesa e mësuesit të Gjuhës Shqipe dhe të Matematikës.

Në këtë shkollë ndjekin mësimet gjithsej 92 nxënës nga të cilët, 12 fëmijë janë në sistemin parashkollor dhe 80 të cikleve fillor dhe nëntëvjeçar.

Banorët e Cerrnicës kërkojnë kthimin e vëmendjes së institucioneve shtetërore për investimin në ambientet e shkollës si dhe në personelin e mësimdhënies.

Ata do të përshkallëzojnë qëndrimet e tyre nëse nuk do të ketë reagime të këtyre institucioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco