Asambleja e PS, Rama lan duart me Veliajn: Situata nuk mban më! Nuk bëjmë avokatin e askujt

Asambleja e PS, Rama lan duart me Veliajn: Situata nuk mban më! Nuk bëjmë avokatin e askujt

11:10, 11/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ashtu siç ishte paralajmëruar, pas shërbimit të fundit që i bëri dje Altin Dumani, duke çuar në gjyq Erion Veliaj, Edi Rama, nga Asambleja Socialiste, fjalimin e tij e nisi me Tiranën, e cila prej 7 muajsh është pa kryetar bashkië, pasi Erion Veliaj u përcoll për në qeli nga vetë Rama. Mesa duket kjo kjo është asambleja që bër kurban përfundimisht ish-beniaminin e Edi Ramës.

Jemi mbledhur në këtë takim te parë të 4-vjeçarit tonë më sfidues për të çelur kapitullin e mandatit tonë të katërt i cili nis zyrtarisht pas pak ditësh me betimin e kuvendit dhe votëbesimin e qeverisë së re. Do na duhet të adresojmë këtu edhe emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më, ama duhet të them që në fillim sa më qartë atë që besoj e ndajmë të gjithë së bashku.. nuk kemi pasur dhe nuk do kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësinë me reformën në drejtësi dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e pushtetit gjyqësor.

Pas mbledhjes në Asamblesë, po në Pallatin e Kongreseve, kryesoacialisti Rama do të mbledhë grupin parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Lajm në përditësim...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco