Meta shpalos programin për bujqësinë, kujton at Zef Pllumin: 'Ne kena kenë popull çoban, jo popull fabrikash'

Meta shpalos programin për bujqësinë, kujton at Zef Pllumin: 'Ne kena kenë popull çoban, jo popull fabrikash'

11:10, 24/05/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka thirrur sot një tryezë për problemet e bujqësisë dhe të blegtorisë në Shqipëri, duke prezantuar dhe shpjeguar programin e veçantë që kjo parti për këtë fushë të rëndësishme të ekonomisë.

“Do ta vazhdoj me një figurë, një ikonë të klerit tonë, që nuk jeton më, padre Zef Pllumin, - tha Meta ndër të tjera. -  Më thoshte gjithmonë: “Ne kena kenë popull çoban, nuk kena kenë popull fabrikash!” Dhe ne, në qoftë se nuk merremi me begtori dhe nuk merremi me bujqësi, po s’u morëm me këto, ne nuk jemi ata që jemi.  Kështu që ne i japim, përmes programit tonë, një goditje dërrmuese në radhë të parë shpopullimit, i cili shtyllën kryesore të realizimit të tij e ka te braktisja e fshatit, te braktisja e bujqësisë, te braktisja e blegtorisë edhe te largimi i njerëzve, i detyruar. Sepse, jo vetëm është braktisur bujqësia, është braktisur blegtoria, është braktisur gjithçka, por janë hequr edhe të gjitha shërbimet e tjera nga Kolonja, nga Përmeti, nga Tropoja, nga Kukësi, që nga gjykatat, institucionet, etj etj. Pse?! Për ta bërë të bërë të papërballueshme koston e jetesës në ato zona, të paleverdishme në mënyrë që shqiptarët o të ikin jashtë, ose të vijnë këtu në Tiranë e të bëhen konsumatorë të ekonomisë së kullave.

Ndaj, ne do ta fillojmë që me ristrukturimin e buxhetit,” nënvizoi Ilir Meta.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco