Projektrezolutë për dhunën ndaj mediave/ Vokshi dhe Zhupa: Gjuhë seksiste dhe linçuese ndaj gazetareve

11:35, 23/05/2024
A+ Aa A-

Dy deputete të Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Ina Zhupa kanë dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit një projektrezolutë për gratë gazetare.

Gjatë fjalës së saj para mediave, Zhupa tha se brenda këtij viti janë regjistruar 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve, ndërsa theksoi se rastet më të shpeshta janë të gazetareve.

 “Si anëtare të Komisionit të Medias, kemi ngritur shpesh në fokus çështjen e Lirisë së Medias. Janë regjistruar 30 sulme ndaj gazetarëve, ku natyra e tyre janë më shumë seksiste.

Rastet janë të shumta, si nga kryebashkiaku Veliaj, ndaj gazetares Ola Xama, apo dhe kryeministrit Rama ndaj gazetares Ambrozia Metaj. Ne kemi një gjendje kritike në RTSH, ku gazetarët pushohen masivisht dhe gazetaret femra trajtohesh me harbutëri, dhe gazetarët largohen me një të rënë të lapsit.

Kam paraqitur një projektrezolutë në Kuvend, për dhunën ndaj gazetarëve. Maxhoranca me të gjitha institucionet dhe krerët e institucioneve, kanë një qasje të keqe ndaj gazetareve femra”, tha Zhupa.

Voshi u shpreh se kjo rezolutë ka si pjesë të sajë kërkesën për një mocion me debat dhe miratimin e rezolutës më pas.

"Sot kemi depozituar një rezolutë, kjo ishte një iniciativë e grave të grupit parlamentar. Kjo rezolutë ka si pjesë të sajë kërkesën për një mocion me debat dhe miratimin e rezolutës më pas.

Si gra deputete të solidarizohemi me gratë gazetare duke përshkruar dy fenomene në shoqërinë shqiptare ku e para është dhuna me baze gjinore, por edhe të solidarizohemi dhe me gratë gazetare që janë kërcënuar dhe dhunuar në punë  e tyre."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco