Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

'Je dele e Edi Ramës ti...'/ Përplasja në Komisionin e Ligjeve, Gogu - Dogjanit: Të lutem mos më dhuno, jam...

'Je dele e Edi Ramës ti...'/ Përplasja në Komisionin e Ligjeve, Gogu - Dogjanit: Të lutem mos më dhuno, jam...

14:33, 18/03/2024
A+ Aa A-

Deputeti socialist Tonin Gogu ka tentuar të ironizojw  aksionin opozitar, gjë që ka acaruar një pjesë të deputetëve në mbledhjen e komisionit të Ligjeve.

Asllan Dogjani përplasi dorën në tavolinë dhe e cilësoi Gogun ‘dele’ të Edi Ramës dhe i kërkoi të mos merrej me punët e brendshme të opozitës.

Gogu tha se nuk po fyen njeri, ndërsa shtoi se po flet në hapësirën e tij të rregullores për të diskutuar.

Pjesë nga debati:

Tonin Gogu: Ju vini nga një aksion i mahnitshëm opozitar, për të cilin falënderoj vetëm Bardhin, i cili shkoi, ju gjeti, ju mori, ju solli dhe bëri shumë mirë që ne të debatojmë.

Asllan Dogjani: Je dele e Edi Ramës ti, more vesh apo jo.

Gogu: Zoti Dogjani, s’të përmenda. Mund të më thuash cila ishte fyerja ime? Të lutem! Fyerjet po i zë ti në gojë. Kujdes! Me shumë kujdes!

Dogjani: Ore vazhdo me procedurën, s’ke punë me ne

Gogu: Të lutem mos më dhuno, jam në hapësirën time rregullative për të diskutuar. Pse kërceni?! Ne ju dëgjojmë. Shumë që keni ardhur, të debatojmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco