Begaj zhvillon takim me Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të OKB: Shqipëria mbështet plotësisht organizimin e Samitit për të Ardhmen

Begaj zhvillon takim me Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të OKB: Shqipëria mbështet plotësisht organizimin e Samitit për të Ardhmen

13:34, 15/03/2024
A+ Aa A-

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Baku me Guy Ryder, Zv. Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Presidenca njofton nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, se në takim është diskutuar në lidhje me arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, për respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.

“Takim konstruktiv me Guy Ryder, Zv. Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.

Diskutuam për punën që Shqipëria po bën për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ), për respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.

Gjithashtu, e sigurova që Shqipëria e mbështet plotësisht organizimin e Samitit për të Ardhmen, si një iniciativë që ofron mundësi për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, shkruan në Facebook Presidenti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco