Mbyllen 4 komuna serbe në Dragash, Sveçla: S’ka vend për struktura paralele, veç ambasadës në Prishtinë

Mbyllen 4 komuna serbe në Dragash, Sveçla: S’ka vend për struktura paralele, veç ambasadës në Prishtinë

20:17, 26/01/2024
A+ Aa A-

Luftën më strukturat paralele, autoritetet në Prishtinë duket se nuk e kanë vetëm në veri. Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Kranisiqi, njoftuan përmes një videoje në Facebook se kishin mbyllur të premten 4 komuna paralele serbe që vepronin jashtëligjshëm në qarkun e Dragashit, në jug të vendit.

Një prej këtyre strukturave, e vendosur në fshatin Vranisht, ka operuar ilegalisht për gjithë këto vite, duke lëshuar dokumente për komunat e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit.

Sveçla e bëri të qartë se institucioni i vetëm i Serbisë në Republikën e Kosovës do jetë ambasada e saj në Prishtinë.

“Ashtu siç edhe jemi zotuar në çdo cep të Republikës së Kosovës do të luftohet kriminaliteti, ilegaliteti dhe çdo lloj tjetër shkelje ligji. Në Republikën e Kosovës do të ketë organe legjitime, të cilat do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim. Nuk ka vend për Serbinë përveç ambasadës së saj në Prishtinë”, tha Sveçla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco