Avokatët e Malltezit depozitojnë rekurs në Gjykatën e Lartë për heqje të masës së sigurisë

Avokatët e Malltezit depozitojnë rekurs në Gjykatën e Lartë për heqje të masës së sigurisë

08:37, 25/01/2024
A+ Aa A-

Avokatët e Jamarbër Malltezi kanë depozitar një ditë më parë në Gjykatën e Lartë rekursin për heqje të masës së sigurisë. Pasi fitoi lirinë në apel dhe u la në masë arrest në shtëpi dy avokatët Antoneta Sevdari dhe Jurgen Vatnikaj kërkojnë që Malltezi të jëtë pa asnje masë sigurie me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penalë për të cilën prokuroria ka ngritur dyshimet.

Rekursi është dorëzuar një ditë më parë e ndërsa pritet të hidhet shorti dhe të caktohen data dhe ora e seancës.  Ndërkohë kujtojmë se edhe vetë SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjyqtarës Iliriana Olldashi që liroi nga burgu Jamarber Malltëzin.

Këtë  të enjtë në SPAK do të mbahet seanca e marrjes në pyetje të Jamarbër Malltezit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco