Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë kundër aferës '5D'

Avokati i liderit të opozitës: Aktiviteti politik Berishës është i pacenuar nga vendimi i gjykatës

Avokati i liderit të opozitës: Aktiviteti politik Berishës është i pacenuar nga vendimi i gjykatës

22:14, 04/01/2024
A+ Aa A-
Sonte në emisionin  e parë të “Opinion” për vitin 2024, është diskutuar për masën e arrestit shtëpiak që u vendos më 30 Dhjetor 2023 ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha. Ky i fundit që prej ditës së djeshme e ka gjetur mënyrën për të folur me demokratët, pavarësisht izolimit në banesë.

Avokati i kryeopozitarit, Genc Gjokutaj, foli për gazetarin Blendi Fevziu përmes një lidhjeje Skype. Ai theksoi se nuk ka efektivë policie tek dera e banesës së Berishës dhe se kjo masë e marrë nga Gjykata nuk e cenon aktivitetin e tij politik.

Genc Gjokutaj: Kjo masë është detyrim që personi të mos dalë nga banesa.

-Ka policë te dera?

Genc Gjokutaj: Është njëkohësisht dhe me ndalim dalje jashtë shtetit, e përjashtojnë njëra-tjetrën këto masa. Ky është një absurditet! Berisha nuk ka nevojë të ketë policë të dera sepse ai nuk i është shmangur drejtësisë.

Genc Gjokutaj: Nuk ka policë në derë!

-Pra ka mbikëqyrje policore? Kush mund ta takojë zotin Berisha? Kë përfshin kjo listë?

Genc Gjokutaj: Komunikimi i zotit Berisha ka dy funksione, si person nën hetim, por edhe si politikan. Ai në këtë cilësi ka detyrim për komunikimin siç po e realizon. Ai nuk po takon ekspertë apo dëshmitarë që t’i intimidojë.

-Aktualisht a mund t’i kryejë funksionet e tij, mund të shkojnë persona të partisë ta takojnë apo votues të tij?

Genc Gjokutaj: Absolutisht po! Nëse ka probleme që lidhen ngushtësisht me akivitetin politik patjetër. Gazetarët duhet të marrin autorizim. Por zoti Berisha mund të komunikojë edhe përmes rrjeteve sociale.

-Nëse ai do të zhvillojë mbledhje kryesie në shtëpi, i mundësohet?

Genc Gjokutaj: Dëgjo, ja ju bëj një pyetje, duhet ta gjykonte Irena Gjoka këtë çështje?

-Deri ku është i ndaluar dhe deri ku është i lejuar?

Genc Gjokutaj: Gjykata nuk ka detajuar, ne në ankim e kemi shtjelluar. Aktiviteti politik i zotit Berisha është i pacenuar nga vendimi i gjykatës, kjo është absolute.

-Në rast se ai dëshiron të shkojë në Parlament për të mos humbur mandatin, kujt duhet t’i marrë leje?

Genc Gjokutaj: Duhet të lajmërojë SPAK-un.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco